Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    "Kengurëve" u mjafton të kapërcejnë fazën grupore

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    "Kengurëve" u mjafton të kapërcejnë fazën grupore Empty "Kengurëve" u mjafton të kapërcejnë fazën grupore

    Mesazh  1b1 Tue May 25, 2010 3:42 pm

    "Kengurëve" u mjafton të kapërcejnë fazën grupore 25-australi4




    Sydeny, 25 maj - Australia ia doli të dalë nga labirinti në Botërorin 2006 në Gjermani, duke i dhënë fund pritjes 32-vjeçare për pjesëmarrje në këtë garë. Australianët vazhdojnë të kujtojnë momentin e 2006-ës kur Përfaqësuesja e tyre për tetë minuta u kthye në lojë dhe e mposhti Japoninë për të kaluar fazën grupore. Pas kësaj ata pësuan një "shok" kur u eliminuan në mënyrë të dyshimtë nga Italia falë penalltisë në minutat e fundit të realizuar nga Francesco Totti. Megjithatë "pionierët" do të kujtohen përherë pasi u kualifikuan në Kampionatin Botëror të vitit 1974 për herë të parë.

    "Duhet të shkojmë atje dhe të tregohemi më të suksesshëm se në Botërorin e fundit. Ne kemi synimet e tona dhe futbollistët i kanë parasysh ato. Do të bëjmë të pamundurën që të tregohemi më të suksesshëm së në vitin 2006, pasi mund t'ia dalim", ka thënë seleksionuesi Pim Verbeek.

    Kualifikimi

    Kishte shumë lot dhe emocione pas fitores me penallti kundër Uruguait në vitin 2005, kur Australia u bë Përfaqësuesja e fundit në planet që siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2006. Ajo natë ishte e gjatë për australianët, që kaluan me sukses kualifikimet. Kualifikimin në Botërorin që është në prag, Australia e kërkoi përmes një zone tjetër kualifikuese, asaj aziatike dhe jo të Oqeanisë ku bën pjesë gjeografikisht. Australia nuk pati telashe në këtë zonë, pasi i "rehatoi" të gjithë kundërshtarët, në 14 ndeshje regjistroi vetëm një humbje dhe pranoi vetëm katër gola gjatë këtyre kualifikimeve.

    Pika e fortë

    Shumë të organizuar dhe të bashkuar, derisa rekordi i mbrojtjes së tyre është i pashmangshëm. Australia është ekip ku futbollistët njihen shumë mirë mes vete dhe kanë një stil të njëjtë të lojës. Të gjithë këta futbollistë luajtën së bashku edhe në Kampionatin e fundit Botëror në Gjermani. Përvoja e tyre është bërë një kockë e fortë për ekipet kundërshtare në ngjarje të mëdha.

    Pika e dobët

    Shënimi i golave është problemi më i madh tek Australia, ndërsa fjalën kryesore këtu e ka mesfushori Tim Cahill. Mirëpo, krahas tij kur fillojnë të zgjohen edhe mbrojtësit, atëherë kërcënimi për kundërshtarët është shumë i madh nga ndërprerjet. Mungesa e një sulmuesi të dëshmuar në arenën ndërkombëtare vërehet shumë te "kengurët"

    Trajneri

    Pim Verbeek ka qenë i panjohur kur është emëruar në krye të Australisë. Ai ishte zgjidhje e tretë e Federatës, por papritur iu besua posti. Ai nisi të kritikohet nga analistët e komentatorët ende pa zhvilluar asnjë ndeshje. Holandezi ka heshtur kritikët me një rekord perfekt dhe lojëra të shkëlqyera që mundësuan kualifikimin e Australisë. Ai ka një karakter të vërtetë dhe marrëdhënie fantastike me futbollistët nga të cilët kërkon disiplinë maksimale në çdo ndeshje.

    Yjet e Përfaqësueses

    Tim Cahill (Everton) është më i njohuri dhe është shënuesi më i mirë. Gardiani i Fulhamit, Mark Schwarzer është rikthyer të shpëtojë Australinë në fazën grupore, ndërsa penalltia e pritur kundër Kinës bëri që rekordi australian të vazhdojë rrugëtimin. Mund të thoni çfarëdo për formën e Harry Kewellit (Galatasaray) dhe vendimin për t'u larguar nga Premier League, por ai mbetet futbollisti ndër kryesorët e Australisë. Kewell është emri më i njohur te Përfaqësuesja australiane.

    Momentet më të mira në futboll

    Minutat e fundit në Botërorin 2006 kundër Japonisë janë momente historike, sikurse edhe kualifikimi për herë të parë në Botërorin 1974. Shteti i Gjermanisë ka qenë me fat për Australinë, pasi në dy botërorët e organizuar nga ky shtet ka marrë pjesë edhe Australia. edhe kësaj here do të jetë e lidhur ngushtë me Gjermaninë, pasi ka qëlluar në një grup me të.

    Synimi në Botërorin 2010

    Kalimi i fazës grupore do të jetë mrekullia më e madhe për Australinë. Të tilla janë synimet e strategut holandez Verbeek, që i kanë përkrahur në maksimum edhe tifozët që shumë prej tyre tashmë kanë prerë biletat për të udhëtuar në Afrikë të Jugut.

    Mundësitë për të arritur në raundin e dytë: 48.2%
    Mundësitë për të arritur në çerekfinale: 21.6%
    Mundësitë për të arritur në gjysmëfinale: 10.0%
    Mundësitë për të arritur në finale: 3.7%
    Mundësitë për të fituar titullin e botës: 1.3%

      Ora është Mon May 20, 2024 6:17 pm