Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Dy orë "burg" për Lorik Canën

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Dy orë "burg" për Lorik Canën Empty Dy orë "burg" për Lorik Canën

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:05 pm

    Kavajë, 24 maj - Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe i Sunderlandit, Lorik Cana, ka vizituar të rinjtë në Burgun e Kavajës, të shtunën pasdite në kuadër të një projekti të UNICEF-it për t'iu dhënë mesazhin se nuk janë të harruar dhe për t'i inkurajuar ata.

    Në burgun ku ndodhen 23 minorenë të dënuar dhe të paraburgosur, Cana fillimisht u takua me drejtuesit e institucionit, të cilët vunë në dijeni futbollistin mbi mënyrën e funksionimit, problematikën e këtij institucioni dhe të miturit që ndodheshin aty. Vizita e futbollistit kosovar në Burgun e Kavajës, sipas drejtuesve të këtij institucioni, është një mesazh për të burgosurit e mitur, kjo pasi qëllimi i funksionimit të këtij institucioni nuk është ndëshkimi, por integrimi i të miturve për të ardhmen.

    "Për mua është një nder dhe kënaqësi që marr pjesë në veprimtari të tilla, për të përkrahur njerëz që kanë nevojë në vendin tim. Do të jem i gatshëm të bashkëpunoj qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Sporti është një shembull për të rinjtë, një ëndërr për ta. Me gjithë qejf jam këtu, do të jem edhe në të ardhmen. Do t’i inkurajoj dhe do t’i mbështes veprimtari të tilla të një vendi në progres. Duke ditur që është e vështirë jeta, sidomos unë që jam rritur jashtë vendit, që kam pasur të gjitha gjërat, të japim kurajë për gjeneratat që janë këtu dhe në të ardhmen. Ata duhet të kenë edhe mbështetje morale", ka thënë Cana. Pas fotove me grupet e të miturve të paraburgosur dhe të dënuar, Cana i dhuroi institucionit tre topa futbolli me nënshkrimin e tij.

    Cana është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare për dy miqësoret e radhës, përkatësisht kundër Malit të Zi më 25 maj dhe kundër Andorrës më 2 qershor.


    Dy orë "burg" për Lorik Canën 24-cana-42

    Dy orë "burg" për Lorik Canën 24-cana-32

    Dy orë "burg" për Lorik Canën 24-cana-22

    Dy orë "burg" për Lorik Canën 24-cana-12

      Ora është Mon May 20, 2024 4:47 pm