Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Trafikimi i fëmijëve alarmon organizatorët e "Botërorit 2010"

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Trafikimi i fëmijëve alarmon organizatorët e "Botërorit 2010" Empty Trafikimi i fëmijëve alarmon organizatorët e "Botërorit 2010"

    Mesazh  1b1 Sun May 23, 2010 9:43 am

    Johannesburg, 22 maj - Prindërit duhet të jenë vigjilentë gjatë Botërorit të futbollit, për të mbrojtur fëmijët e tyre nga trafikimi. Këtë paralajmërim e ka bërë presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, të premten.
    Në një debat ku është diskutuar për ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve, Zuma ka thënë se organizimi i një ngjarjeje të një niveli kaq të lartë, mund të hapë mundësi për kriminelët, veçanërisht pasi që pushimet shkollore do të jenë më të gjata.
    Shkollat në Afrikë të Jugut do të mbyllen gjatë Botërorit 2010 të futbollit që do të nisë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 11 korrik.
    "Jo të gjithë prindërit dhe kujdestarët mund të adaptojnë pushimet e tyre me pushimet e zgjatura të shkollave. Ne i nxisim prindërit të kenë kujdes të shtuar dhe të sigurojnë që fëmijët e tyre të jenë me përcjellje gjatë gjithë kohës. Fëmijët që shkojnë vetë nëpër shitore të mëdha dhe stadiume të futbollit do të jenë 'gjah' për njerëzit djallëzor me qëllime të këqija", ka thënë Zuma për agjencinë Reuters.
    Kombet e Bashkuara thonë se trafikimi sjell miliarda dollarë në vit, ndërsa shumica prej tyre bien pre e abuzimit seksual. Mesatarisht 6.000 deri në 8.000 njerëz trafikohen në vit, gjysma e tyre fëmijë.
    Afrika e Jugut ka aprovuar me shpejtësi një ligj të ri kundër trafikimit njerëzor, në mënyrë që të aplikohet para Botërorit të futbollit. Kjo u bën më të lehtë punën për të ndjekur të dyshuarit dhe u lejon gjykatave të Afrikës së Jugut juridiksion edhe jashtë kufijve të vendit.
    Ata që shpallen fajtorë, mund të dënohem me burgim të përjetshëm ose me gjoba të mëdha.
    Trafikimi nuk ka qenë problem kryesor në Afrikë të Jugut, mirëpo aktivistët thonë se problemi po rritet. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë paralajmëruar për incidente të mundshme gjatë Botërorit. Në atë kohë pritet të vijnë afro 350 mijë vizitorë të huaj.
    Presidenti Zuma ka thënë se trafikimi i njerëzve është kthyer në prioritet të sistemit ligjor dhe janë formuar grupe për të luftuar këtë dukuri negative.
    "Ne do të kryejmë detyrën tonë si qeveri, por prindërit dhe kujdestarët duhet të jenë vigjilentë", ka thënë Zuma.
    Afrika e Jugut edhe një herë është shprehur optimiste se do të organizojë një botëror të sigurt dhe për siguri të kësaj ngjarjeje ka shpenzuar 164,2 milionë dollarë.
    Shteti i Afrikës së Jugut njihet si vendi i dytë për nga numri i vrasjeve, ku vetëm për një vit nga marsi i vitit 2009 deri në mars të vitit 2010 janë vrarë 18.000 persona.
    Zuma ka bërë apel edhe te afrikanojugorët që të sillen mirë gjatë Botërorit 2010, që do të jetë botërori i parë i futbollit i organizuar në kontinentin e Afrikës.
    "Në këtë kohë ne na duhen afrikanojugorë të mirë. Le të bëhen të gjithë të mirë vetëm për katër javë. Vetëm katër javë", ka thënë Zuma.

      Ora është Thu May 09, 2024 11:58 pm