Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Liria "dënohet" edhe nga Drenica

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Liria "dënohet" edhe nga Drenica Empty Liria "dënohet" edhe nga Drenica

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:20 pm

    Prizren, 24 maj - Ekipi nga Skënderaj, Drenica, ka arritur që të rrëmbejë tri pikë në Prizren, pasi që me rezultat minimal (0:1) ka mposhtur skuadrën vendase Lirinë, e cila nuk ka arritur që t'i konsolidojë radhët pas incidentit të javës së kaluar me Trepçën, ku një futbollist mitrovicas lëndoi rëndë syrin.

    Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës, që është zhvilluar të dielën pa praninë e shikuesve, golin e vetëm e shënoi sulmuesi Premton Muja, në minutat e fundit të ndeshjes.

    "Ka qenë një ndeshje pa ngarkesë, pasi e kemi siguruar mbijetesën. Mendoj që sot gjatë gjithë takimit kemi dominuar, kemi pasur shumë raste, prej të cilave një e shfrytëzuam dhe besoj se tri pikët i kemi fituar me meritë të plotë", ka deklaruar Muja.

    Të parët që janë vënë në sulm kanë qenë vendësit, të cilët në minutën e tretë përmes Fatih Karahodës godasin shtyllën e djathtë të portierit mysafir, ndërkohë që në aksionin në vijim Bytyçi gjuan në duart e portierit Enes Shosholli, duke humbur në këtë mënyrë edhe një rast të mirë shënimi.

    Pas fillimit të furishëm, mysafirët fillimisht balancojnë forcat në mesfushë, derisa rastin e parë për shënim e regjistrojnë në minutën e 40-t, kur Drilon Dobra brenda 16-metërshit gjuan jashtë portës së Lirisë. Vetëm tri minuta më vonë edhe sulmuesi Muja kalon mbrojtjen vendëse, madje edhe portierin Asman Memaj, por harkimi i tij nuk përcillet në mënyrë të duhur nga bashkëlojtarët e tjerë, gjë që detyron të dy skuadrat të shkojnë në zhveshtore me rezultat të bardhë.

    Fillimi i pjesës së dytë vë në pah skenarin e njëjtë me atë të startit të pjesëlojës së parë, ku Liria rrezikon disa herë por nuk ia del. Dhe, pas shumë rasteve nga të dyja palët, në minutën e 84-t, Fazli Jashari shfrytëzon pakujdesinë e mbrojtjes vendëse, depërton nga ana e djathtë dhe harkon për Mujën, që me kokë shënoi golin e fitores për Drenicën, nga afërsia.

    Me këtë fitore, Drenica ka 46 pikë, kurse Liria dy më pak.

      Ora është Mon May 20, 2024 4:47 pm