Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Lira, futbollistja që nuk "vuan" për asgjë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Lira, futbollistja që nuk "vuan" për asgjë Empty Lira, futbollistja që nuk "vuan" për asgjë

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:14 pm

    Postdam, 24 maj - Mesfushorja kosovare Fatmire Bajramaj të enjten mbrëma ka fituar edicionin e parë të Ligës së Kampionëve për futbolliste. Ajo me skuadrën gjermane Turbine Potsdam në finalen e luajtur në Madrid mposhti francezet e Lyonit pas ekzekutimit të penalltive. Bajramaj, që njihet edhe me nofkën Lira, shënoi njërin nga penalltitë e fitores, ndërsa për 120 minuta ishte lojtarja më e mirë në fushë te skuadra gjermane.

    Trofeu i fituar të enjten është i fundit prej shumë trofeve të fituar nga Bajramaj. Me vetëm 22 vjet, Bajramaj ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin e femrave.

    "Ky është njëri prej trofeve më të mirë që kam fituar ndonjëherë, pasi kemi punuar shumë për të. Është e arritur e madhe që mund të marrim trofeun me vete", ka thënë Fatmire Bajramaj.

    Mesfushorja e lindur në Gjurakoc këtë edicion ka fituar edhe kampionatin gjerman. Ky ishte trofeu i vetëm i rëndësishëm që i ka munguar deri më tani. Kampionatin e kaluar ajo me skuadrën e Duisburgut fitoi Kupën e Gjermanisë dhe UEFA Women's Cup. Liga e Kampionëve është vazhdimësi e kësaj gare, ku paraqiten ekipet më të forta evropiane. Bajramaj në Potsdam kaloi në verë të vitit të kaluar.

    "Kam zgjedhur Potsdamin pasi është klubi më i madh gjerman. Kam ardhur këtu për të fituar Bundesligën, që është trofeu i vetëm në nivel të klubeve që më mungonte", kishte thënë Bajramaj.

    Njëjtë e suksesshme futbollistja kosovare është treguar edhe me ekipin përfaqësues. Nga viti 2003 ajo mbron ngjyrat e Gjermanisë. Me U-19 të Gjermanisë kishte fituar kampionatin evropian. Shumë e re (17-vjeçare) kishte debutuar në përfaqësuesen A. Me përfaqësuesen A po ashtu rreshtoi sukseset. Në vitin 2007 doli kampione e botës, në vitin 2008 fitoi medaljen e bronztë olimpike, ndërsa në vitin 2009 doli kampione e Evropës. Ka fituar edhe turne të tjerë më pak të rëndësishëm.

    "Synim i ardhshëm është që të fitoi medaljen e artë olimpike dhe të mbrojë titullin e kampiones së botës me Gjermaninë", ka shtuar Bajramaj. Ajo në Olimpiadën "Pekini 2008" shënoi dy golat që i siguruan Gjermanisë medaljen e bronztë. Bajramaj shquhet për teknikë të lartë dhe angazhim maksimal në fushë. Pikë të dobët e saj është loja me kokë, por këtë e kompenson me driblingje që pak shihen në futbollin e femrave.

    Bajramaj vlerësohet e kompletuar edhe jashtë fushës së blertë. Vitin e kaluar ajo botoi libër autobiografik. Po ashtu është e angazhuar edhe në ushtrinë gjermane. Është shumë e përcjellë nga mediumet gjermane, të cilat e kanë shfrytëzuar imazhin e saj si shembull të integrimit.

    Lira, futbollistja që nuk "vuan" për asgjë 24-bajramaj4

      Ora është Thu May 09, 2024 10:47 pm