Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Kuqezinjtë, lehtë kundër Kosovës së "dorëzuar"

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Kuqezinjtë, lehtë kundër Kosovës së "dorëzuar" Empty Kuqezinjtë, lehtë kundër Kosovës së "dorëzuar"

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:19 pm

    Prishtinë, 24 maj - Mesfushori Labinot Jetullahu shënoi "hat-trick" për të siguruar fitoren e Flamurtarit kundër Kosovës së Vushtrrisë me rezultatin 4:2. Ndeshja është zhvilluar të dielën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë dhe i ka takuar javës së parafundit (32) të Raiffeisen Superligës. Pos Jetullahut (49', 53', 73') te Flamurtari gol shënoi edhe Jeton Mehmeti (18'), kurse punën më të madhe e kreu mesfushori Shemsi Osmani që dha tri asiste. Te Kosova golat i shënuan Armend Ibrahimi (27) e Bajram Zuçaku (90'). Me këtë fitore Flamurtari pozicionohet i gjashti me 47 pikë, derisa Kosova (31) e parafundit dhe tash shihet si anëtare e Ligës së Parë.

    "Kemi dashur që edicionin në fushën tonë të mbyllim me fitore dhe ia dolëm", tha Jetullahu.

    Mbrojtësi Mehmeti hapi serinë e golave në minutën e 18-të kur mposhti Burim Sadikun me kokë pas harkimit të Osmanit 1:0. Para golit, Kosova kërcënoi me anë të Zuçakut (14') që gjuajti pranë portës. I njëjti futbollist në minutën e 19-të qëlloi tërthorësen e portierit Burim Fejza me një goditje parabollë. Shifrat u barazuan në minutën e 27-të kur Ibrahimi shënoi në portën e zbrazët pas gabimit të Fejzës. Deri në pushimin mes pjesëlojëve Flamurtari pati edhe një shtyllë me anë të Behxhet Govorit (41').

    Në pjesëlojën e dytë sërish në skenë doli Osmani që harkoi dy herë për Jetullahun në minutat 53' dhe 73' që shënoi nga afërsia. Tregolëshin e tij, Jetullahu e kompletoi në minutën e 73-të me një gjuajtje prej rreth 20 metrave.

    "Kanë mundur të dyja ekipet të shënojnë edhe më shumë gola dhe të kënaqin tifozët. Ishte një lojë e fortë dhe pa ngarkesa", tha trajneri mysafir Agron Selmani.

    Golin e dytë te Kosova e shënoi Zuçaku në minutën e fundit kur përfitoi nga mosmarrëveshja mes Valon Bajgorës e Alban Bojnikut.

    Kuqezinjtë, lehtë kundër Kosovës së "dorëzuar" 24-flamurtari4

      Ora është Fri May 10, 2024 12:29 am