Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Bieber: Nëna ime është strikte

    Admin
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 27
    Join date : 13/05/2010
    Age : 28
    Location : Mitrovica

    Bieber: Nëna ime është strikte Empty Bieber: Nëna ime është strikte

    Mesazh  Admin Sat May 15, 2010 1:38 pm

    Justin Bibier ka zbuluar se nëna e tij është duke i vënë rregulla strikte, të cilat thotë se e bezdisin.

    Hitbërësi i këngës “Baby”, pranon se përkundër faktit se është sensacion botëror, nëna e tij Patti Mallette ende e bezdis atë me rregulla strikte.

    “Nuk jam i lejuar t’i bëj gjërat vet. Kur dua të marr diçka, unë duhet të pyes mamanë time. Unë zakonisht duhet të jem në shtëpi në ora 10:00 dhe nëna ime ma fik kompjuterin në ora 10:30, çdo natë”, ka thënë 16-vjeçari.

    Në emisionin e të famshmes Oprah Winfrey, Bieber tregoi një rast kur u dënua nga nëna e tij, kur ai nuk është sjellë si duhet.

    “Ajo ma mori mobilin për katër ditë. Kjo për shkak se unë po udhëtoj aq shumë dhe nëna mi merr gjërat që më pëlqejnë, si p.sh kompjuteri apo mobili im”, shtoi këngëtari.

    Oprah Winfrey më pas e pyeti: “A nuk i thua nënës tënde: ‘Mami, mos u nxeh, unë jam Justin Bieber?’”.

    Ai u përgjigj: “Ajo do të ma fuste shpullë në fytyrë nëse do t’ia thosha këtë”.

      Ora është Sat May 11, 2024 11:13 pm