“Yje janë futbollistët e Interit, ata janë kampionët e Evropës. Mesazhi im për lojtarët e Realit është që nëse i drejtoj ata, ata nuk janë yje”, tha Mourinho.
Jose Mourinho është bërë gati ta marrë timonin e Real Madridit. Ai pritet brenda 48 orëve të marrë edhe zyrtarisht drejtimin e skuadrës më të fuqishme në botë, Real Madridi. Gazeta e njohur sportive spanjolle, “Marca” ka bëtë të ditur se çdo gjë është e sigurt, pasi që agjenti i Mourinhos ka shkëputur kontratën e portugezit me Interin dhe tani po bisedon me zyrtarët e Realit. Mourinho ka fituar trofeun e Champions League me Interin, por kampionatin dhe kupën e Italisë. “Unë jam në gjendje ta fitoj Champions League në çdo moment me Real Madridin. Dua të bëhem trajneri i parë që fiton tituj në tre kampionatet më të forta të botës. Cristiano Ronaldo është i pakënaqur te Reali, sepse ai nuk ka fituar tituj. 13 orë të tëra janë duke rrjedhë negociatat në mes të agjentit të Jose Mourinhos, Jorge Mendesh dhe drejtuesve të Real Madridit në zyrat e “Santiago Bernabeu” njoftojnë “AS” dhe “Marca”. Pritet që së shpejti të dy palët të nënshkruajnë një kontratë katër-vjeçare me një pagë të përgjithshëm për atë periudhë prej 40 milion euro. “Unë dua të takohem me njerëzit, në mënyrë që të di saktësisht çfarë duan ata nga unë dhe cilat janë kushtet, jo strukturat, sepse ato tashmë i njoh, por të heq çdo dyshim kur unë t’ia filloj punës. Yje janë futbollistët e Interit, ata janë kampionët e Evropës. Mesazhi im për lojtarët e Realit është që nëse i drejtoj ata, ata nuk janë yje, as trajneri nuk është yll, por ylli është ekipi. Nëse ata të gjithë e pranojnë këtë sikur te Porto, Chelsea apo tek Interi, atëherë fitoret nuk do të mungojnë”, tha Mourinho.