Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Messi është më i mirë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Messi është më i mirë Empty Messi është më i mirë

    Mesazh  1b1 Tue May 25, 2010 12:35 pm

    Messi është më i mirë Maradona-490x320

    Diego Maradona inspiroi Argjentinën drejt triumfit në Kampionatin botëror 1986, por ai beson se Lionel Messi mund të arrijë edhe më tepër dhe ka sfiduar aktualisht futbollistin më të mirë në botë të bëhet lider i shtetit të tij në Afrikën e Jugut.

    Debati rreth temës nëse Messi ka tejkaluar selektorin e tij dhe është bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në histori është intensifikuar pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të sulmuesit gjatë këtij sezoni, ku shënoi 47 gola në të gjitha garat për Barcelonën.

    “Messi është më i mirë se unë në Kampionatin botëror 1986. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe larg më i mirë për dallim nga të tjerët. I kam shpjeguar atij se çka kam bërë unë më 1986 dhe ai e ka kuptuar se çka duhet të bëjë në Afrikën e Jugut”, tha Maradona i cili shtoi: “Është fat që Leo ka lindur në Argjentinë dhe stërvitet me ne. Messi është i vetëdijshëm se kolegët presin që ai të jetë lider me top. Na duhet që ai të udhëheqë si shembull”.

      Ora është Tue May 14, 2024 10:45 am