Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Fushë Kosova përjashtohet nga liga

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Fushë Kosova përjashtohet nga liga Empty Fushë Kosova përjashtohet nga liga

    Mesazh  1b1 Sat May 29, 2010 8:24 am

    Fushë Kosova përjashtohet nga liga Fushe%20kosova%20a%20a


    Skuadra e futbollit Fushë Kosova ka marrë grushtin më të rëndë në fund të garave të Ligës së Parë të Kosovës. Kjo skuadër që ishte kandidate që të ngjitet në Superligë, për shkak të kurdisjes së rezultatit merr flakareshin më të fortë në historikun e saj, duke u përjashtuar nga liga e parë në ligën e dytë. “Komisioni disiplinor i FFK-së në bazë të inicimit të procedurës disiplinore nga ana e Komisionit të Garave kundër KF Fushë Kosova nga Fushë Kosova me dyshimin e bazuar se ka bërë kurdisje të ndeshjes në ndeshjen Fushë Kosova-Ulpiana, pas administrimit të provave dhe shkresave në lëndën e cekur ka marrë Vendim që KF Fushë Kosova ta largojë nga Liga e parë dhe në kampionatin 2010/2011 kjo skuadër do të garojë në Ligën e dytë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Përveç përjashtimit nga liga, personat zyrtar të kësaj skuadre do të përballen edhe me prokurorinë. Pra, organet e FFK-së do të iniciojnë procedurën e mëtejme edhe në Prokurorinë Publike të Prishtinës. Duhet theksuar se ndeshja Fushë Kosova-Ulpiana ishte zhvilluar në kuadër të javës së 29-të, ku fitoi Ulpiana me rezultat 2:1. Disa futbollistë të Fushë Kosovës patën akuzuar drejtuesit e këtij klubit për kurdisje të ndeshjes dhe kjo iu është kthyer në bumerang meritorë kësaj skuadre me traditë të futbollit.

      Ora është Fri May 10, 2024 12:17 pm