Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Ferronikeli në zonë të rrezikshme, Fushë Kosova tronditet!

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Ferronikeli në zonë të rrezikshme, Fushë Kosova tronditet! Empty Ferronikeli në zonë të rrezikshme, Fushë Kosova tronditet!

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:00 pm

    Skuadra e futbollit Ferronikeli nga Drenasi me humbjen që ka pësuar me rezultat minimal 1:0 si mysafir nga skuadra e Gjakovës, rrezikohet që të humbë statusin e anëtarit të ligës së parë. Ferronikeli tash renditet në vendin e parafundit (15-tin) me vetëm 34 pikë dhe ka një pikë më pak se Gjakova një javë para përfundimit të kësaj lige. Në javën e fundit do të qartësohen të gjitha gjërat, pasi skuadra e Ferronikelit në shtëpi pret skuadrën e Lepencit, ndërsa Gjakova i shkon Trepçës ’89. Ndërkaq, Trepça ’89 pësoi humbje 2:1 në Prishtinë nga Ramiz Sadiku, ndërsa Ballkani fitoi me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen ndaj Vullnetarit të UÇK-së që ka hequr dorë që moti nga garat. Trepça ’89 dhe Ballkani kanë siguruar hyrjen në elitë, ndërsa Besiana siguroi vendin e tretë pas fitores 4:0 ndaj Sharrit dhe ka shfrytëzuar humbjen e papritur të Fushë Kosovës, e cila u mund në shtëpi nga Ulpiana me rezultat 2:1. Fushë Kosova lë që humbi gjasat për vend të tretë, por pësoi edhe tronditjen tjetër më dorëheqjen e parevokueshme të trajnerit të palodhshëm, Suad Keçit.
    Liga e Parë – rezultatet
    Ramiz Sadiku -Trepça ’89 2:1
    2 Korriku – Rahoveci 3:1
    Istogu – Llapi 2:1
    Fushë Kosova – Ulpiana 1:2
    Besiana – Sharri 4:0
    Lepenci – Drita 2:0
    Gjakova – Ferronikeli 1:0
    Vullnetari – Ballkani 0:3 r.z.

    Ferronikeli në zonë të rrezikshme, Fushë Kosova tronditet! Besia%20a
    Tabela
    1. Trepça ‘89 29 22 0 7 60:23 66
    2. Ballkani 29 19 5 5 53:23 62
    3. Besiana 29 17 6 6 46:25 57
    4. F. Kosova 29 16 5 8 44:22 53
    5. Lepenci 29 12 4 13 45:39 40
    6. Istogu 29 12 4 13 38:37 40
    7. 2 Korriku 29 10 9 10 46:47 39
    8. Sharri 29 12 3 13 37:41 39
    9. Llapi 29 11 5 13 33:48 38
    10. R. Sadiku 29 11 4 14 41:44 37
    11. Ulpiana 29 11 3 15 31:40 36
    12. Rahoveci 29 10 6 13 36:48 36
    13. Drita 29 10 5 14 47:51 35
    14. Gjakova 29 11 2 15 38:51 35
    15. Ferronikeli 29 11 4 14 45:55 34
    16. V. i UÇK-së 29 3 3 23 24:70 12
    Në javën e 30, që zhvillohet më 29 maj, takohen: Trepça ’89 - Gjakova, Ferronikeli – Lepenci, Drita – Besiana, Sharri – Istogu, Llapi – Fushë Kosova, Ulpiana – 2 Korriku, Ballkani – Ramiz Sadiku. Rahoveci pushon.

      Ora është Mon May 20, 2024 4:32 pm