Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Edhe Bunjaku në Botëror

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Edhe Bunjaku në Botëror Empty Edhe Bunjaku në Botëror

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 2:00 pm

    Edhe Bunjaku në Botëror Bunjaku-490x320


    Albert Bunjaku është ftuar të enjten nga Kombëtarja e Zvicrës për kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut 2010’, për ta zëvendësuar sulmuesin e lënduar, Marco Streller.

    Kështu, sulmuesi me prejardhje nga Gjilani bëhet kosovari i tretë që do të merr pjesë në Botëror me Zvicrën, pas Valon Behramit dhe Xherdan Shaqirit.

    Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e përzgjodhi 26 vjeçarin nga lista e pritjes, para 18 vjeçarit Nassim Ben Khalifa.

    “Lëndimi i Streller është zhgënjim i madh për ne, por megjithatë ne duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Hitzfeld para mediave në qendrën stërvitore të Crans-Montana.

    Hitzfeld ka treguar edhe arsyen, sipas të cilës kishte vendosur ta ftojë Bunjakun në reprezentacionin helvetik, para Ben Khalifas.

    “Kam vendosur ta ftoj Bunjakun, sepse ai është një futbollist që mund të luajë në disa pozita”, theksoi ai, duke i uruar shërim sa më të shpejtë Streller dhe njëkohësisht duke e inkurajuar Ben Khalifa që të vazhdojë të punojë për të ardhmen.

    Në anën tjetër, Bunjaku tregoi se ftesa e Hitzfeldit e ka gëzuar mjaftë shumë. “Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e ekipit në Kampionatin Botëror, sepse kam ëndërruar të marr pjesë në një ngjarje si kjo”, ka deklaruar Bunjaku për Express.

    Pasi nuk ishte ftuar në herën e parë nga Hitzfeld, sulmuesi i Nurnbergut nuk kishte pritur se selektori i helvetikëve do të mund ta ftojë më në ekip.

    “Unë pritja që të përfshihesha në listën e parë të trajnerit, sepse pata një sezon të mirë në Gjermani me Nurnbergun. Por kjo nuk ndodhi, dhe nuk kam besuar se Hitzfeld do të mund të më ftoj më për këtë Botëror. Por, ja erdhi puna të thirrem unë, pasi u lëndua Streller të cilit i uroj shërim. Shpresoj të kemi suksese në Botëror, ndërsa unë do ta jap maksimumin nga vetja ime”, shtoi ai.

    Bunjaku ishte kandidat për t’u përfshirë në ekipin shtetëror të Zvicrës në listën e parë të selektorit të kësaj skuadre. Por, Hitzfeld në fund pati vendosur ta ftojë një sulmues tjetër, me arsyetimin se kosovari nuk ka përvojë të mjaftueshme në ndeshjet ndërkombëtare.

    Mirëpo, Hitzfeld pati thënë se Bunjakun mund ta marrë me veti në Afrikën e Jugut, në rast se lëndohet ndonjë futbollist tjetër para fillimit të Botërorit, gjë që edhe ndodhi të mërkurën kur sulmuesi i Baselit, Marco Streller, lëndoi muskulin e këmbës së tij të majtë.

    Bunjaku në sezonin e fundit në Bundesligë shënoi 12 gola dhe ishte njëri ndër më meritorët që ekipi i tij, Nurnberg, shpëtoi pa rënë në një rang më të ulët të garave.

    26 vjeçari me reprezentacionin zviceran pati debutuar në muajin nëntor të vitit të kaluar në përballje me Norvegjinë. Më pas ai e pati luajtur edhe një ndeshje tjetër me ekipin helvetik.

    Bunjaku është kosovari i tretë i përfshirë në ekipin e drejtuar nga Hitzfeld, pas mesfushorit Valon Behrami dhe 18 vjeçarit, Xherdan Shaqiri, i cili nga mediat zvicerane është cilësuar si befasia e listës së Hitzfeldit.

    Zvicra ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror do ta zhvillojë kundër kampionit të Evropës, Spanjës, më 16 qershor, ndërsa në Grupin H do të takohet edhe me Kilin dhe Hondurasin.

    Hecking e përgëzon Bunjakun

    Trajneri i Nurnbergut, Dieter Hecking, është gëzuar kur ka marrë lajmin që futbollisti i ekipit të tij, Albert Bunjaku, është ftuar nga reprezentacioni i Zvicrës për Kampionatin Botërorë, që mbahet prej 11 qershorit deri më 11 korrik në Afrikën e Jugut.

    Ftesa për pjesëmarrje në Botëror, sipas Hecking, është një arritje e madhe për sulmuesin kosovar, të cilin e ka përgëzuar.

    “Jam i gëzuar për Albertin që siguroi një vend në Kombëtare. Ai ka shënuar 12 gola në sezonin e parë në Bundesligë. Kur kemi parasysh se para një viti e gjysmë ishte në Ligën e Tretë, kjo është një arritje e madhe e tij që duhet vlerësuar shumë. Me të vërtet kjo është mrekulli. E përgëzoj Bunjakun dhe i uroj më të mirën në Botërorë”, ka deklaruar Hecking.

      Ora është Fri May 10, 2024 12:09 pm