Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    SHaqiri Fitom edhe titullin

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    SHaqiri Fitom edhe titullin Empty SHaqiri Fitom edhe titullin

    Mesazh  1b1 Mon May 17, 2010 5:30 pm

    Pas Kupës së Zvicrës, Xherdan Shaqiri e ka fituar edhe kampionatin zviceran me ekipin e tij Basel. Fitorja e së dielës me rezultat 2:0 ndaj kryesuesit të deritashëm të AXPO Super League së Zvicrës, Young Boys, ishte vendimtare, për triumfin e Basel këtë sezon. ky ishte titulli i 13-të i këtij ekipi në Zvicër.

    Talenti kosovar pati debutim të shkëlqyeshëm të sezonit, duke arritur sukses të dyfishtë. Pas Kupës, atij iu plotësua edhe ëndrra tjetër – të shpallet kampion i shtetit helvetik. “Nuk arrij ta kuptoj ende se e fituam edhe titullin e kampionit, natyrisht është ndjenjë e mirë. Dominuam ndaj Young Boys, çdokush në ekip pati paraqitje pozitive, kështu që tash jemi në krye të tabelës”, tha 18 vjeçari.

    Përpos Shaqirit, këtë sukses mund ta festojë edhe shqiptari tjetër, Beg Ferati, që në këtë ndeshje u paraqit në minutat e fundit. Loja e mirë e Shaqirit këtë sezon u shpërblye me ftesën e tij në Botërorin 2010 nga përfaqësuesja e Zvicrës. Po ashtu, në drejtim të talentit kosovar kanë arritur disa oferta nga klube të rëndësishme evropiane.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:11 pm