Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Kuqi provohet edhe te Kaiserslauterni

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Kuqi provohet edhe te Kaiserslauterni Empty Kuqi provohet edhe te Kaiserslauterni

    Mesazh  1b1 Tue May 25, 2010 1:19 pm

    Kuqi provohet edhe te Kaiserslauterni 25-kuqi4


    Kaiserslautern, 25 maj - Sulmuesi kosovar Daut Kuqi për pesë ditë do të provohet te skuadra gjermane Kaiserslautern që stinorin e ardhshëm do të bëjë gara në Bundesligë.

    "Deri të premten do të provohem në skuadrën e Kaiserslautern, pasi kanë shprehur interesim për mua. Gjasat për t'i kaluar provat janë shumë të mëdha. Kërkohet punë e madhe dhe përkushtim i madh. Duhesh të jesh patjetër i koncentruar në të gjitha aspektet. Por unë jam përgatitur mjaft mirë dhe besoj në aftësitë e mia. Shpresoj se do t'ia dal mbanë", ka thënë Kuqi të hënën për gazetën.

    19-vjeçari Kuqi javë më parë ishte në prova tek Leverkuseni, por ende nuk ka marrë një përgjigje nëse do t'i ofrohet një kontratë nga kjo skuadër. Kuqi është pjesë e ekipit finlandez Lohjan dhe në dy ndeshje me këtë skuadër ka shënuar tre gola këtë stinor.

    "Në Leverkusen isha në prova, por ende nuk kam marrë ndonjë përgjigje nga ata. Jam duke pritur një përgjigje çfarëdo qoftë ajo. Kam dhënë maksimumin tim dhe besoj se sezonin e ardhshëm do të luaj në ndonjërën nga skuadrat që garojnë në Bundesliga" ka shtuar Kuqi.

    Sulmuesi nga Vushtrria nisi karrierën në vitin 2006 te skuadra HJK Helsinki U19, më pas u transferua te skuadra Atlantis FC Helsinki. Pastaj vazhdoi me ekipin Porin Palloilijat për të mbërritur deri te Lohjan. Kuqi kishte kaluar një periudhë të shkurtër huazimi te Tampere United.

      Ora është Mon May 20, 2024 8:17 pm