Gana bëri paraqitjen e parë në një Kampionat botëror në Gjermania 2006. Ata kanë përshtypje te mbarë opinioni botëror si Kombëtarja e vetme e një shteti afrikan që kaloi në rrethin e dytë të garës. Mirëpo, Brazili ia shoi ëndrrat e tyre duke i mposhtur 3-0. Megjithatë, Gana shpreson të përsërisë paraqitjet e Botërorit 2006, por nëse i jepet rasti, edhe t’i përmirësojë ato.
Kualifikimi
Gana ishte ekipi i parë afrikan që u kualifikua për Kampionatin botëror 2010, pas fitoreve në katër ndeshjet e para kundër Beninit, Malit dhe Sudanit. Gana e përfundoi fushatën kualifikuese me barazim kundër Malit.
Pikët e forta
Mesfusha e Ganës është e përbërë nga yje të disa klubeve më të mëdha evropiane si Michael Essien (Chelsea) dhe Sulley Muntari (Inter). Në mungesë të Essienit, barra do të bie mbi Muntarin të udhëheq ekipin. Nuk është e rastësishme që Gana ishte ekipi i parë afrikan që u kualifikua për në Kampionatin botëror pas fitoreve në katër ndeshjet e para kualifikuese pa pranuar asnjë gol.
Pikët e dobëta
Ekipit i nevojiten sulmuesit që mund të krijojnë raste dhe të shënojnë gola në çdo moment. Po ashtu pozita e mbrojtësit të majtë tashmë një kohë të gjatë ka qenë pikë e dobët për Ganën dhe sa më parë që arrin të mbulohet me sukses, aq më mirë për ekipin.
Trajneri
Serbi Milovan Rajevac mori detyrën në gusht 2008 nga francezi Claude Le Roy. Para se të vinte në drejtim të Ganës, 55 vjeçari kishte udhëhequr Boracin e Çaçakut në kualifikime të Kupës Uefa. Pjesën më të gjatë të karrierës e kaloi në vendlindjen e tij në Serbi me Crvena Zvezdën, që është klubi më i madh që ka udhëhequr.
Yjet e ekipit
Mesfushori i Interit, Sulley Muntari, përveç punës së madhe në aspektin defansiv, është në gjendje të godasë nga pozita të ndryshme. Duhet pasur kujdes nga goditjet e tij të zakonshme me të majtën. Ndërsa portieri i Wigan Athletic, Richard Kingson shërben siguri dhe ishte vendimtar për Ganën në Kampionatin botëror 2006 si dhe shkëlqeu gjatë kampanjës kualifikuese.
Momenti më i mirë në histori
Ishte Kampionati botëror 2006, kur Asamoah Gyan shënoi golin më të shpejtë të garës pas vetëm 68 sekondave.
Objektivi në Botërorin 2010
Gana synon të bëjë të pamundurën, të kalojë fazën e grupeve dhe të thyejë rekordin nga Kampionati botëror 2006.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 29.5 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 10.1 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 3.5 %
Gjasat për të kaluar në finale: 0.9 %
Gjasat për ta fituar titullin: 0.2 %