Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Nikoqiri synon rrethin e dytë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Nikoqiri synon rrethin e dytë Empty Nikoqiri synon rrethin e dytë

    Mesazh  1b1 Fri May 21, 2010 12:48 pm

    Një Kupë e Shteteve të Afrikës dhe dy paraqitje në Kampionatin botëror tregojnë se Afrika e Jugut ka arritur mjaft pas ripërfshirjes në CAF dhe FIFA në fillimin e viteve të 90-ta. Ekipi ka një numër të futbollistëve që luajnë në Evropë, nga Premierliga angleze deri te elita e futbollit izraelit. Premier Soccer League e Afrikës së Jugut është duke u përmirësuar vazhdimisht, ndërsa shumica e reprezentuesve vijnë nga ekipet si Orlando Pirates, Kaizer Chiefs, Mamelodi Sundowns dhe SuperSport United.

    Kualifikimi
    Afrika e Jugut u kualifikua automatikisht si nikoqir i Kampionatit botëror 2010. Ata mposhtën kandidaturat nga shtetet tjera afrikane, duke siguruar Kampionatin e parë botëror në kontinent.

    Pikat e forta
    Të shkathtë dhe të shpejtë, një numër i futbollistëve nga Afrika e Jugut kanë aftësi të mira teknike dhe kanë guximin të driblojnë. Portierët e Kombëtares kanë qenë gjithmonë kualitativë dhe grupi aktual nuk dallon prej tyre.

    Pikët e dobëta
    Për momentin problemi kryesor i ekipit Bafana ka qenë shënimi i golave. Një numër i ndeshjeve të tyre kanë përfunduar në barazime pa gola dhe ekipi ka hasur në vështirësi për realizimin e golave edhe në ndeshjet miqësore.

    Trajneri
    Njeriu i cili synon të udhëheqë Afrikën e Jugut drejt suksesit, ose së paku drejt krenarisë para audiencës botërore, është Carlos Alberto Parreira. Pasi bashkëkombësi i tij brazilian, Joel Santa, ishte shkarkuar nga Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut, ish trajneri fitues i Kampionatit botëror erdhi në postin e selektorit pasi për shkurt ishte larguar për arsye familjare. Ai duket se ka gjetur lojën më të përshtatshme të ekipit dhe mund të jetë njëri i duhur për të përmirësuar ekipin e Afrikës së Jugut.

    Yjet e ekipit
    Sulmuesi i West Ham United, Benni McCarthy nuk ka kaluar sezonin e tij më të mirë në Angli, por golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Afrikës së Jugut ndjek kuotën e 50 golave, pasi aktualisht gjendet në kuotën 31. Ai ka luajtur në disa prej ligave më të forta evropiane dhe përvoja e tij do të jetë e rëndësishme për ekipin. Mesfushori i shkathtë i Evertonit, Steven Pienaar së fundi është votuar si futbollisti më i mirë i vitit nga Afrika e Jugut dhe për një arsye të mirë, ngase prania e tij në mesfushë është e domosdoshme në ndeshjet e rëndësishme pasi shërbimet e tij të sakta shpeshherë vendosin ndeshjet e ekipit. Sulmuesi i Twentes, Bernard Parker, ka shkëlqyer pas debutimit me Afrikën e Jugut dhe ka qenë njëri prej futbollistëve me formën më të mirë në vazhdimësi. Ai është futbollist i cili di të shënojë në rastin e vetëm në ndeshje.

    Momentet më të mira në histori
    Fitimi i titullit në Kupën e Shteteve Afrikane më 1996, kur Afrika e Jugut ishte nikoqir i garës, duke mposhtur Ganën 3-0 në gjysmëfinale para fitores ndaj ekipit të fortë të Tunizisë 2-0 në finale. Një tjetër arritje e madhe ishte kualifikimi i parë për në Kampionatin botëror më 1997, kur Afrika e Jugut siguroi pjesëmarrjen në Francë 1998.

    Synimet në Kampionatin botëror 2010
    Rrethi i dytë. Si nikoqir të ngjarjes, çka do më pak se kualifikimi nga faza e grupeve do të jetë dëshpërim i madh për shtetin që ka përkrahje të zjarrtë për ekipin e tij kombëtar, dhe si shteti nikoqir synon sukses në fushë dhe jashtë saj.

    Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 30 %
    Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 11.4 %
    Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 4 %
    Gjasat për të kaluar në finale: 1.2 %
    Gjasat për të fituar titullin: 0.3 %

      Ora është Mon May 20, 2024 9:12 pm