Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Behrami synon çerekfinalen e Botërorit

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Behrami synon çerekfinalen e Botërorit Empty Behrami synon çerekfinalen e Botërorit

    Mesazh  1b1 Sun May 23, 2010 9:45 am

    Londër, 22 maj - Mesfushori kosovar, Valon Behrami synon që me Përfaqësuesen e Zvicrës të arrijë të paktën në çerekfinale të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010". Synimet për botëror, Behrami i ka shpalosur në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit të tij, West Ham United. 25-vjeçari është në fazën e parë përgatitore me Zvicrën, në qytetin malor Bienne.
    Për futbollistin mitrovicas kjo do të jetë hera e dytë që do të marrë pjesë në kampionat botëror. Ai me "helvetikët" ishte pjesëmarrës i botërorit "Gjermania 2006", ku Zvicra arriti deri në raundin e dytë. Në atë botëror, shkaku i lëndimit, Behrami nuk mundi të luante shumë, u aktivizua vetëm pak minuta në ndeshjen kundër Koresë së Jugut.
    "Botërori do të ishte i suksesshëm, nëse arrijmë më shumë se që kemi arritur në Gjermani në vitin 2006. Katër vite më parë, ne përfunduam në pozitën e parë në grup, para Francës e Koresë së Jugut. Por, u eliminuam në raundin e dytë. Kështu që, nëse mund të arrijmë deri në çerekfinale, do të ishte një rezultat fenomenal për ne. Tifozët ishin të kënaqur me arritjet tona katër vite më parë, kështu që do të kënaqeshin edhe sikur të kalonim vetëm fazën grupore. Ne jemi një shtet i vogël dhe të kalojmë fazën grupore është gjë e madhe", ka thënë Behrami, shkruan të enjten sajti i West Hamit.
    Zvicra gjendet në Grupin H të Botërorit 2010 së bashku me Spanjën, Hondurasin dhe Kilin.
    Behrami në stinorin e sapopërfunduar pati probleme të shumta me lëndime. Ai është njëri prej dy futbollistëve kosovarë të ftuar te Zvicra për Botërorin 2010. Tjetri është gjilanasi 18-vjeçar i skuadrës Basel, Xherdan Shaqiri.
    "Ne kemi një skuadër të mirë dhe do të ishte e rëndësishme për vendin tonë nëse arrijmë sukses. Ne mund të përfundojmë në njërën nga dy pozitat e para në grup, por duhet të japim 100 për qind, siç jep çdo skuadër tjetër në Botëror. Duhet të mendojmë kështu, nëse dëshirojmë të kemi rast", ka thënë Behrami. Ai vlerësohet ndër lojtarët bazë në përfaqësuesen e Zvicrës. Behrami për Zvicrën ka luajtur 26 herë dhe ka shënuar dy gola. Është futbollisti i vetëm shqiptar që ka luajtur në ndonjë kampionat evropian.

    Behrami kërkohet nga Liverpooli

    Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, e ka ndërmend të përdorë mesfushorin Yossi Benayoun në tentim për të transferuar dyshen e West Hamit, Valon Behrami e Matthew Upson, shkruajnë mediumet angleze të premten. Behrami është njëri prej futbollistëve që pritet të largohet nga West Hami në verë. Gazeta angleze "The Sun" ka njoftuar se Behrami është shumë pranë që të kthehet në Serie A, te Palermo. Për shërbimet e tij janë të interesuara edhe skuadra të tjera në Angli e Itali.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:55 pm