Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Powell arrin rezultatin më të mirë në 100 metra

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Powell arrin rezultatin më të mirë në 100 metra Empty Powell arrin rezultatin më të mirë në 100 metra

    Mesazh  1b1 Sat May 29, 2010 8:30 am

    Powell arrin rezultatin më të mirë në 100 metra 28-asafa-powell4


    Ostrava, 28 maj - Ish rekorderi i botës në vrapimin në 100 metrave, Asafa Powell ka arritur kohën më të mirë këtë vit. Ai në turneun që u mbajt në Ostrava të Çekisë shënoi kohën prej 9.83 sekondash. Powell nuk kishte asnjë problem dhe në fund bindshëm doli i pari, duke lënë dukshëm prapa garuesit tjerë. Në vendin e dytë u rendit atleti tjetër nga Xhamajka, Leron Klark, me kohën 10,18 sekonda.

    Kampioni olimpik e botëror, i cili mban edhe rekordet botërore në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt nuk arriti rezultat të lakmueshëm në garën e 300 metrave. Bolt, i cili për herë të parë vrapoi në këtë shteg, në fund arriti kohën prej 30,97 sekonda, ndërsa kohën më të mirë në këtë distancë e arriti amerikani Michel Johnson – 30,85 sekonda.

    Tek femrat na vrapin e 10 mijë metrave triumfoi atletja nga Etiopia Maselesh Melkamu, e cila këtë distancë e përshkoi me kohën prej 31 minuta, 4 sekonda e 52 të qindtat, që njëherësh është arritja më e mirë në botë për këtë vit.

    Në shtegun prej 100 metrave te femrat fituese doli Sheli Anne Fraiser me kohën 11,04 sekonda.

      Ora është Sun Apr 28, 2024 7:41 pm