Nyon, 20 maj – Në selinë e UEFA-s në Nyon, është njoftuar se arbitri kryesor i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, Bayern-Inter do të jetë anglezi 38-vjeçar, Howard Webb.
Ndihmësit e Webbit do të jenë bashkëkombësit e tij, Michael Malarki dhe Darren Khan, dhe që të tre do të ndajnë drejtësinë edhe në Kampionatin e ardhshëm Botëror në Afrikën e Jugut.
Webb për herë të parë do të referojë në ndeshjen finale të konkurrencës prestigjioze të klubeve evropiane, megjithëse është arbitër ndërkombëtar që nga viti 2005.
Njëra prej arsyeve për mosdhënien e një rasti të tillë qëndron në faktin se në pesë finalet e mëparshme të Ligës së Kampionëve, klubet angleze ishin finaliste.