Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli është hequr nga shitja dhe pritet të mbetet në klub, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola.
19 vjeçari spekulohej se do të largohet nga Giuseppe Meazza gjatë afatit kalimtar të verës, pas përkeqësimit të raportit me tifozët e klubit dhe trajnerin Jose Mourinho.
Mirëpo, Raiola ka insistuar se e ardhmja e klientit të tij qëndron në Inter. “Balotelli është hequr nga shitja, më ka njoftuar presidenti Moratti dhe jemi të lumtur”, tha Raiola për Sky Itali