Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Pellegrini pranon: Sonte ndeshja e fundit

    Admin
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 27
    Join date : 13/05/2010
    Age : 28
    Location : Mitrovica

    Pellegrini pranon: Sonte ndeshja e fundit Empty Pellegrini pranon: Sonte ndeshja e fundit

    Mesazh  Admin Sun May 16, 2010 2:33 pm

    Pellegrini pranon: Sonte ndeshja e fundit F_051611

    Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, pranon se ndeshja që zhvillohet të dielën ndaj Malagas, mund të jetë e fundit e tij si trajner i Real Madridit.

    “Gjatë gjithë vitit, sidomos javëve të fundit, nuk ka pasur një përgjigje të qartë. Përkundër paqartësisë, unë gjithnjë e kam pasur mbështetjen e futbollistëve. Nuk mendoj se Reali flet prapa shpinës së trajnerit, ky nuk është stili i Realit. Por nuk jam aq naiv sa të besoj se gjithë këto njoftime janë spekulime të thjeshta”.

    “Nëse, për çfarëdo arsye, ky projekt nuk vazhdon më, personi që do të vijë në krye do të ketë punë të vështirë… Ai duhet të bëjë më shumë se 100 pikë për të qenë më i suksesshëm se unë. Unë e di që nëse dështojmë ta fitojmë titullin, nuk do të ishte mirë, por vendimi i fundit nuk do të ndryshojë shumë, si e fituam, si nuk e fituam titullin”, përfundoi deklaratën e tij Manuel Pellegrini.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:12 pm