Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Shkarkohet Pellegrini, Mourinho pranë nënshkrimit

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Shkarkohet Pellegrini, Mourinho pranë nënshkrimit Empty Shkarkohet Pellegrini, Mourinho pranë nënshkrimit

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:34 am

    Shkarkohet Pellegrini, Mourinho pranë nënshkrimit F.0526194754939_m



    Real Madridi ka ndarë rrugët me trajnerin Manuel Pellegrini, duke i lënë hapësirë ardhjes së trajnerit të ri, Jose Mourinho.
    Pas një mbledhjeje të bordit të Real Madridit, Florentino Perez edhe zyrtarisht ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se bordi i Real Madridit ka shkarkuar Manuel Pellegrinin, ndërsa bëri të ditur negociatat me Jose Mourinhon.

    Perez ka bërë të ditur se Real Madridi ka probleme në zgjidhjen e kontratës së Mourinhos nga Interi, ndërsa e ka konfirmuar portugezin si trajner të ri.

    “Pellegrini e ka përfunduar epokën e tij te Real Madridi. Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Real Madridit, por kanë mbetur të zgjidhen edhe disa çështje kontraktuale të cilat burojnë nga situata, e cila është krijuar nga pala tjetër (Inter), të cilat do t’i zgjidhim së shpejti. Mourinho do të vijë në Madrid me stafin e tij”.

    “Ne i jemi mirënjohës Pellegrinit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për klubin, dhe gjithë atë që ka bërë për ne, por është koha që t’i japim shtytje projektit tonë”.

    “Bordi ka vendosur të shkarkojë Manuel Pellegrinin nga posti i trajnerit dhe të konfirmojë ardhjen e portugezit Jose Mourinho”. deklaroi Perez.

    Pellegrini ishte në mes të kontratës dyvjeçare me Los Blancos, mirëpo gjiganti spanjoll e dënoi atë për mossuksesin e arritur në sezonin e parë në Bernabeu. Edhe pse shpenzoi 250 milionë euro duke sjellë emra të tillë, si Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso, Reali kaloi një sezon të dështuar pa asnjë trofe.

      Ora është Mon May 20, 2024 8:00 pm