Duket se Audi me modelin e vet A1 e ka goditur shënjestrën e duhur. Me gjasë blerësit potencialë do të duhet të regjistrohen në listën e pritjes nëse duan të kanë njësinë e tyre, sepse kërkesat po e kalojnë numrin e ofertave prej 50.000 njësive sa Audi planifikon t’i prodhojë deri në fund të vitit.
Prodhuesi nga Ingolstadti shpreson që për shumicën e blerësve modeli i tyre i vogël njëkohësisht do të jetë edhe automjeti i parë i blerë, kur merret parasysh se është dëshmuar që shumica e blerësve i mbesin besnik brendit të cilin e zgjedhin fillimisht e më pas gjatë rritjes blejnë modele më të mëdha e luksoze, natyrisht nëse ato modele dëshmohen se janë të mira.
Vitin e ardhshëm Audi do të rris prodhimin e modelit A1 në 80.000 njësi, gjersa në vitin 2012 nga fabrikat në Belgjikë do të duhej të dilnin 100.000 njësi.
Prodhimi i modelit A1 ka filluar të martën, e Audi është duke e prodhuar atë me nga 500 njësi në ditë.
Çmimi i modelit fillestar në Gjermani kushton 16.000 euro.