Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Ekipi amerikan i futbollit përgatitet për kampionatin botëror të Afrikës së Jugut

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Ekipi amerikan i futbollit përgatitet për kampionatin botëror të Afrikës së Jugut Empty Ekipi amerikan i futbollit përgatitet për kampionatin botëror të Afrikës së Jugut

    Mesazh  1b1 Sun May 23, 2010 9:45 am

    Ekipi amerikan niset për në Afrikën e Jugut më 30 maj.
    Ekipi kombëtar amerikan i futbollit për meshkuj po stërvitet për Kampionatin Botëror në Prinston të shtetit Nju Xhërsi. Stërvitja do të vazhdojë deri të dielën.
    Universiteti Prinston, një institucion elitist, ndodhet në jugperëndim të qytetit të Nju Jorkut. Skuadra amerikane e futbollit po përdor fushën e futbollit të këtij universiteti për stërvitje.
    Zëdhënësi i ekipit, Majkëll Kamarman, thotë se ky është vend i mirë dhe ishte një zgjedhje e lehtë, meqenëse traineri i ekipit Bob Bredli është shkolluar në Prinston.
    “Bob ka shumë kujtime nga Prinston sepse ka qenë lojtar dhe trainer në këtë vend. Ai ka, po ashtu, shumë lidhje dhe kjo e bëri gjithçka më të lehtë.”
    Stërvitja e ekipit nuk është e hapur për publikun. Shtypi ka mjaft qasje dhe zoti Kamarman thotë se interesi është më i madh se asnjëherë tjetër.
    “Kanë ardhur gazetarë nga i gjithë vendi; nga televizione, radio dhe gazeta. Ka ndërkombëtarë që flasin në gjuhë të ndryshme. Është e qartë se, për sa i përket shtypit, interesi për këtë ekip dhe këtë Kampionat Botëror është më i madh seç ka qenë ndonjëherë.”
    Stërvitja bëhet për t’i sjellë lojtarët në formë, por edhe për të vendosur se kush do të jenë ata 23 veta nga 30 lojtarë gjithsej që do të shkojnë në qershor në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut.
    Një nga të sapoardhurit është Edson Badëll i ekpit Galaksi të Los Anxhelosit. Ai kryeson me numrin e golave të shënuar në kategorinë e parë për këtë sezon.
    “Është fantastike. Po mësohem me ambientin e ri dhe deri tani ka qenë shumë mirë.”
    Bashkë-lojtari tjetër i Badëll që luan me Los Anxhelosin, mesfushori Landon Donovan, duket se do të marrë pjesë me siguri në ekipin e Kampionatit Botëror, për herë të tretë. Ai thotë se Badëll e meriton t’i jepet shansi.
    “Numri i golave që ka shënuar është shumë i lartë, por edhe loja e tij në fushë ka qenë po aq e mirë.”
    Por traineri Bredli thotë se lojtarët duhet të tregojnë se kanë aq vlerë sa të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara.
    “Vendi duhet të fitohet. Kur vjen në stërvitje të tilla duhet të kesh mentalitetin e duhur. Duhet të luash mirë. Asgjë nuk falet.”
    Pas përfundimit të stërvitjes të dielën, ekipi amerikan i futbollit do të zhvillojë dy ndeshje kundër skuadrave që janë skualifikuar nga Kupa Botërore në Afrikën e Jugut.
    Ekipi amerikan niset për në Afrikën e Jugut me 30 maj dhe luan ndeshjen e parë të Kampinatit Botëror brenda grupit me 12 qershor kundër Anglisë.

      Ora është Tue May 21, 2024 12:00 am