Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Gjermania fituese e Eurovision 2010

    tinna'
    tinna'


    Numri i postimeve : 13
    Join date : 16/05/2010

    Gjermania fituese e Eurovision 2010 Empty Gjermania fituese e Eurovision 2010

    Mesazh  tinna' Sun May 30, 2010 7:12 pm

    Gjermania, e përfaqësuar nga Lena me këngën “Satellite”, është shpallur fituese e Eurovisonit të sivjetmë, pas votimeve nga 39 shtete evropiane, me një diferencë të jashtëzakonshme me pikë ndaj rivalëve tjerë.

    Gjermania doli fituese me 246 pikë të grumbulluara, e pasuar nga Turqia në vendin e dytë me këngën e Manga, “We Could Be The Same” që mori 170 pikë, ndërsa në pozitën e tretë u radhit Romania me 162 pikë, e që përfaqësohej nga Paula Seling dhe Ovi me këngën “Playing With Fire”.

    Shqipëria me këngën e Juliana Pashës, “It’s All About You”, grumbulloi vetëm 62 pikë, duke mos arritur të kualifikohet automatikisht në finale për vitin e ardhshëm. Përkundër rezultatit jo të mirë në fund, Juliana përfaqësoi denjësisht Shqipërinë, me një paraqitje të jashtëzakonshme vokale dhe skenike.

    Në triumfin e Gjermanisë ka ndikuar promovimi i mirë i këngës anembanë Evropës, duke përbërë që nga fillimi favoritin absolut të festivalit të sivjetmë. Përkundër ndryshimit të sistemit të votave, ku këtë vit ishin të përfshira edhe juritë e vendeve përkatëse, shpërndarja e votave ishte e njëjtë, duke u bazuar në kritere gjeografiko-politike.Gjermania fituese e Eurovision 2010 F.0530090001711_m

      Ora është Sun Apr 28, 2024 10:27 am