Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Gjermania, gjithmonë favorite

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Gjermania, gjithmonë favorite Empty Gjermania, gjithmonë favorite

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:52 am

    Gjermania, gjithmonë favorite Gjermania-490x320

    Pjesëmarrja e Gjermanisë në kampionate botërore nuk vihet asnjëherë në dyshim. Madje, gjermanët, që e kanë fituar tri herë një trofe të tillë, gjithmonë konsiderohen favoritë për ta fituar këtë garë . Fansat e këtij ekipi presin që ta shohin ekipin e tyre të arrijë së paku deri në gjysmëfinale të Afrikës së Jugut.
    Gjermania është e rregullt në botërore dhe gjithmonë konsiderohet si favorite për ta fituar trofeun. Afrika e Jugut 2010 do të thotë pjesëmarrja e 17-të për Gjermaninë në këtë kompeticion, duke dështuar të marrë pjesë vetëm dy herë: në vitet 1930 e 1950. Ata e fituan trofeun e parë të Botërorit në vitin 1954 në Zvicër, ndërsa për herë të dytë e shijuan atë më 1974. Trofeu i tyre i fundit në Botëror daton në vitin e largët 1990, në Itali, pasi e mundën Argjentinën në finale.

    Kualifikimi
    Në Grupin 4 të kualifikimeve në zonën e Evropës, djelmoshat e Joachim Loew përfunduan në pozitën e parë, përpara Rusisë, duke u bërë njëri prej pesë ekipeve evropiane që e përfundoi këtë fazë pa humbje. Edhe pse mori kritika të shumta në vend, ekipi gjerman pati paraqitje mjaft të mira. Gjermanët e mposhtën Rusinë 2-1 në Dortmund, ndërsa fituan edhe në Moskë 1-0.

    Pikët e forta
    Forma fizike, motivimi dhe organizimi janë çelës të forcës së ekipit gjerman. Në çdo eveniment të madh është e vështirë të ‘shtihet në dorë’ ekipi ‘Teamgeist’. Në 10 ndeshjet kualifikuese ata pësuan vetëm 5 gola. Çdo kundërshtar që luajti kundër Gjermanisë e di fuqinë e tyre fizike dhe organizimin që ka si grup.

    Pikët e dobëta
    Gjermanët u treguan paksa të pafuqishëm të arrinin fitore ndaj ekipeve të mëdha si Brazili, Spanja e Italia. Në Botërorin 2006, ata humbën në gjysmëfinale nga Italia dhe në Euro 2008 futbollistët e trajnerit Loew humbën në finale nga Spanja.

    Trajneri
    Joachim Loew ishte asistent trajner i Jurgen Klinsmann gjatë Botërorit 2006. Mediat spekulonin se Loew po bënte taktikën, derisa Klinsmann ishte vetëm motivues. Loew duket si tipik ‘djalosh i mirë’, por fakti është se ai ka ide të qarta për ekipin. Kështu që nuk është befasi që disa yje të së kaluarës nuk patën një rast tjetër, pasi Loew konsideroi se ata nuk ishin të nevojshëm më për ekipin. Shembulli më i mirë është Torsten Frings.

    Yjet e ekipit
    Michael Ballack është kapiten dhe lider. Mesfushori i Chelseas është futbollisti që gëzon respektin më të madh në ekipin kombëtar, gjithashtu edhe nga kundërshtarët. Ai është i fuqishëm, i mirë në ajër, por di edhe të shënojë. Miroslav Klose është po ashtu lojtar i rëndësishëm i Kombëtares. Ai e fitoi ‘Këpucën e Artë’ në Botërorin 2006. Ka luajtur 93 herë për Gjermaninë, ndërsa ka realizuar 48 gola. Sulmuesi i Bayern Munich synon që ta arrijë golin e 100-të me Gjermaninë në Afrikën e Jugut. Edhe mesfushori i Werder Bremen, Mesut Ozil është lojtar i rëndësishëm i gjermanëve. Nga ai pritet shumë në Botërorin 2010.

    Momenti më i mirë në histori
    Goli i Helmut Rahn në finalen e vitit 1954, i cili ia siguroi fitoren me rezultat 3-2 ndaj Hungarisë, e cila nuk humbiste nga viti 1950. Pas kësaj fitoreje, ekipi njihej si 'Das Wunder von Bern'.

    Objektivi në Botërorin 2010
    Gjysmëfinalja është arritja minimale që presin fansat gjermanë.

    Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 74.4 %
    Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 43.9 %
    Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 25.4 %
    Gjasat për të kaluar në finale: 12.1 %
    Gjasat për ta fituar titullin: 5.8 %

      Ora është Mon May 13, 2024 10:10 pm