Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Serbia në siklet

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Serbia në siklet Empty Serbia në siklet

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 1:59 pm

    Serbia në siklet 22_fisnik_dobreci_eroll-belegu202-490x320


    Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Serbisë i ka kapluar frika se Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) i është lehtësuar dukshëm rruga drejt inkuadrimit të saj në FIBA, pas ndryshimeve që janë bërë para disa ditëve në Bordin e FIBA Evropës.

    Vendimi i federatave të shteteve të cilat janë anëtare të FIBA-s, që në mesin e 23 anëtarëve të Bordit të FIBA Evropës të mos ketë përfaqësues nga Serbia, Rusia, Izraeli dhe Turqia, ka bërë që ndikimi i Serbisë të dobësohet dukshëm në këtë asociacion.

    Kështu ka thënë kryetari i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Dragan Kapiçiç. “Mund të them se këto ndryshime janë të papërshtatshme për ne, edhe pse janë të ligjshme. Tani në mesin e 23 anëtarëve të bordit nuk ka përfaqësues nga Serbia, Rusia, Izraeli, Turqia e Ukraina. Kështu vendimet nuk janë të favorshme për ne. Tani ne duhet të kërkojmë ndihmë nga miqtë për t’i arritur interesat tona”, ka thënë Kapiçiç për të përditshmen serbe Danas.

    “Shtrohet pyetja si do t’i mbrojmë interesat tona, kur tani më nuk e kemi përfaqësuesin tonë në bord. Përfaqësuesi i jonë i deritanishëm në bord, Predrag Daniloviç, me sukses e ka kryer punën e tij, duke ia dalë t’i pengojë përpjekjet e vazhdueshme të Federatës së Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në FIBA. Meqenëse nuk kemi përfaqësues në bord, kam frikën se Kosova ka gjasa t’i realizojë aspiratat e veta”, ka deklaruar ai.

    Kapiçiç të vetmen shpresë e ka te përfaqësuesit e Greqisë dhe Spanjës, të cilët janë anëtarë të Bordit të FIBA Evropës, për të cilët mendon se do të mund ta pengojnë inkuadrimin e Kosovës në shtëpinë botërore të basketbollit.

    Në anën tjetër, kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, thotë se përfaqësuesi spanjoll dhe grek nuk do t’i shërbejnë Serbisë siç mendon Kapiçiç, sepse, sipas Belegut, ata njerëz nuk merren me politikë, por me zhvillim të basketbollit.

    Belegu pranon se lobi ‘anti-Kosovë’ tashmë është dobësuar, por ky fakt nuk garanton se FBK-ja gjithsesi se do të pranohet në FIBA. “Sigurisht që ai lobim është dobësuar bukur shumë dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë rastin. Por, kjo nuk do të thotë se do të pranohemi me garanci. Unë mendoj se pa pasur lëvizje fillimisht në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, vështirë do ta kemi t’i arrijmë aspiratat”, ka deklaruar Belegu

      Similar topics

      -

      Ora është Fri May 10, 2024 4:47 am