Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Serbia e rrezikshme

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Serbia e rrezikshme Empty Serbia e rrezikshme

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 1:55 pm

    Serbia e rrezikshme Serbia-490x320


    Serbia do të bëjë paraqitjen e parë në një Kampionat botëror si shtet i pavarur, pas pjesëmarrjeve të kaluara në flamurin e Jugosllavisë e më pas Serbi dhe Mali i Zi. Si Jugosllavi, paraqitja e tyre më e mirë në një Botëror ishte dy herë kalimi në gjysmëfinale më 1930 dhe 1962. Ata po ashtu arritën në finale të kampionateve evropiane, por arritja më e madhe në shkallën ndërkombëtare ishte medalja e arë olimpike dhe fitorja e Kampionatit botëror të të rinjve më 1987.

    Kualifikimi
    Serbia me paraqitje të shkëlqyeshme siguroi pozitën e parë në Grupin 7 para Francës. Momenti më i mirë ishte fitorja 5-0 ndaj Rumanisë në Beograd, me të cilën siguruan pjesëmarrjen në Botëror.

    Pikët e forta
    Mbrojtja është reparti më i fuqishëm i Serbisë. Nemanja Vidiç dhe Branislav Ivanoviç shërbejnë siguri, ndërsa instinkti i tyre sulmues në ndërprerje ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë fushatës kualifikuese. Dyshja e mesfushorëve ofensivë, Milos Krasnic dhe Milan Jovanovic kanë shpërthyer në krah, duke zgjuar interesim të disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

    Pikët e dobëta
    Pikat e dobëta të Serbisë vijnë në qendër të mesfushës. Dejan Stankovic dhe Nenad Milijas janë paraqitur mirë gjatë kualifikimeve, por ky i fundit nuk ka ritëm të mirë dhe kjo paraqet problem. Serbia po ashtu ka nevojë për një qendërsulmues klasik. Nikola Zigic mund të kalojë ndeshje ku nuk vërehet në fushë, ndërsa Marko Pantelic më tepër jep asistime se gola. Mungesa e kualitetit në këtë pozitë mund të paraqesë problem të madh për ekipin.

    Trajneri
    Radomir Antiç është njëri prej trajnerëve që ka bërë emër në futbollin evropian, pas drejtimit të klubeve të mëdha spanjolle Barcelona, Real Madrid e Atletico Madrid. Emërimi i tij në postin e selektorit të Serbisë zgjoi reagime të ndryshme, mirëpo me kalimin e kohës ai fitoi besimin e plotë.

    Yjet e ekipit
    Mesfushori i CSKA Moskës, Milos Krasic ka shkëlqyer gjatë fushatës kualifikuese, duke treguar kualitete të jashtëzakonshme, përfshirë shpejtësi, shërbime të sakta dhe goditje precize. Ndërsa Milan Jovanovic shërben kreativitet dhe instinkt sulmues. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Serbisë gjatë kualifikimeve me pesë gola. Nemanja Vidic dhe Branislav Ivanovic janë shtylla të mbrojtjes në Kombëtaren e Serbisë.

    Momenti më i mirë në histori
    Serbia ende pret të shënojë rezultatin e saj më të mirë. Afrika e Jugut do të shërbejë mundësi për ekipin e talentuar të tregojë para botës kualitetin e tij.

    Objektivi në Botërorin 2010
    Serbia mund të jetë befasi në Afrikën e Jugut. Ata pritet të kalojnë fazën e grupeve dhe të ndjekin rrugë sa më të gjatë. Nëse dështojnë, nuk do të jetë asgjë e re për futbollin serb.

    Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 47.9 %
    Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 20.9 %
    Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 9.4 %
    Gjasat për të kaluar në finale: 3.3 %
    Gjasat për ta fituar titullin: 1.1 %

      Ora është Fri May 10, 2024 9:45 pm