Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Planet e Mourinhos

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Planet e Mourinhos Empty Planet e Mourinhos

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 1:57 pm

    Planet e Mourinhos Mourinho-490x320


    Jose Mourinho është zotuar para tifozëve të Real Madridit se do të ndërtojë një ekip ofensiv dhe fitues, por nuk u premtoi atyre titullin në La Liga sezonin e ardhshëm. Gjiganti madrilen shkarkoi Manuel Pellegrinin të mërkurën, pas një edicioni pa fituar asnjë titull, ndërsa pritet të emërojë Mourinhon pas sqarimit të dëmshpërblimit të kontratës së tij me Interin.

    Real Madrid ka fituar vetëm dy tituj të rëndësishëm në shtatë vitet e fundit dhe ka dështuar të kalojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në gjashtë edicionet e kaluara. Merengues kanë nevojë për fitore dhe sukses. Kërkesa e tyre asocion në Mourinhon, i cili ka fituar titujt e kampionit në Portugali, Angli dhe Itali i freskët nga triumfi në Ligën e Kampionëve me Interin.

    “Real Madridi im do të jetë ekip i balancuar. Ekip që luan për të fituar tituj dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për kualitetet dhe dobësitë e tij, andaj duhet të punojë si grup”, tha Mourinho gjatë një interviste për të përditshmen sportive spanjolle AS.

    I pyetur si do të luajë Reali nën drejtimin e tij, Mourinho u përgjigj: “Do të luajë mirë, sepse për të fituar tituj, ju duhet të fitoni ndeshjet, andaj kërkohet lojë e mirë. Ne do të jemi ekip me identitetin tonë dhe nuk do ta imitojmë askënd. Do të krijojmë identitet së bashku, futbollistët dhe unë. Për të arritur këtë duhet punë e madhe”. Puna e madhe nuk është asgjë e re për Mourinhon, i cili insistoi se do të jep gjithçka për të realizuar ambiciet e tij në Madrid.

    “Do të jap gjithë atë që kam dhënë në klubet ku kam punuar deri më tani, gjithçka nga vetja. Punoj shumë orë në klub dhe jeta ime jashtë futbollit është e mjerë. Jeta ime është familja dhe klubi im. Nuk do të kem kohë të shëtis rreth Madridit, apo të luaj tenis ose golf. Premtoj përkushtim të plotë. Do të vij me krenari për punën time profesionale, por me shumë përulje sepse Real Madridi është më i madh se të gjithë ne”, u shpreh ‘Special One’.

    Mourinho u bë trajneri i tretë që ka fituar Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshme, pasi me Interin e mposhti në finale Bayern Munichun 2-0 javën e kaluar në Bernabeu. Më parë kishte fituar titullin kontinental me Porton. Mourinho është i vendosur të vazhdojë serinë fituese në Spanjë. Mirëpo, ai refuzoi të premtojë titullin në La Liga në sezonin e tij të parë nën drejtim të klubit.

    “Dua të fitoj ligën sepse asnjë futbollist ose trajner nuk ka fituar ligën në Angli, Itali dhe Spanjë, andaj do të doja të jem i pari, si dhe të jem trajneri i parë që ka fituar Ligën e Kampionëve me tri klube të ndryshme. Po ashtu do të doja të zbuloj një futbollist nga ekipi i të rinjve dhe ta shndërroj në yll. Kam motivim të madh, por nuk dua të them se do të fitojmë ligën kur përballeni me një super-ekip si Barcelona”, theksoi ai.

    Mourinho përmendi emrat e disa futbollistëve, të cilët do të dëshironte t’i ketë në Bernabeu. “Steven Gerrard dhe Frank Lampard janë futbollistë, të cilët gjithmonë japin maksimumin. Por, edhe De Rossi. Diego Milito është sulmues i kompletuar. Ai i ka të gjitha. Ndërsa Maicon është kampion. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme. Ai është mbrojtës i krahut, i cili shënon gjashtë ose shtatë gola pa ekzekutuar penallti ose goditjet e lira. Nuk them se nuk do ta doja në Madrid. Në të njëjtën kohë besoj se Sergio Ramos mund të bëhet njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë”, përfundoi Mourinho.

      Ora është Thu May 09, 2024 11:52 pm