Milano, 25 maj - Tashmë është zyrtare. Trajneri portugez Jose Mourinho, pasi i dhuroi skuadrës së Interit 3 trofe brenda sezonit, nuk do të drejtojë më zikaltërit për sezonin e ardhshëm.
Largimi është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i kampionëve të Evropës, Massimo Moratti, i cili e ka konsideruar raportin mes Interit dhe Mourinhos si të mbyllur.
“Mendoj se do të largohet. Qëndrimi i teknikut është qëndrimi i një personi, i cili mendon të shkoje tek Reali i Madridit”, është shprehur Moratti për gazetarët italianë pas darkës së gjatë që pati mbrëmjen e së martës me teknikun portugez.
Presidenti zikaltër nuk ka preferuar të japë ndonjë emër për pasardhësin e Mourinhos, ai u mjaftua duke deklaruar se për momentin nuk ka asnjë kandidaturë pasardhëse.