Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Liria e Vëllaznimi në finale

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Liria e Vëllaznimi në finale Empty Liria e Vëllaznimi në finale

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:48 am

    Liria e Vëllaznimi në finale Kupaaa-490x320


    Liria dhe Vëllaznimi janë finalistë të Kupës së Kosovës në futboll. Prizrenasit e eliminuan në gjysmëfinale Besën, derisa gjakovarët ishin më të mirë se Gjilani
    Liria dhe Vëllaznimi do të përballen në mes vete, në finale të Kupës së Kosovës në futboll. Këto skuadra e nxorën nga një biletë për në finale të mërkurën, pasi fituan në shtëpi në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale ndaj Besën, përkatësisht Gjilanit.

    Pasi kishin barazuar në Pejë me rezultat 3:3, dy javë më parë, prizrenasit fituan 2:1. golat për bardhezinjtë i shënuan Astrit Tafili (32’) e Fatih Karahoda (77’), kurse goli i Fitim Kasapit, i realizuar në minutën e 78-të ishte i pamjaftueshëm për mysafirët.

    Duhet cekur se në këtë ndeshje të dyja ekipet e humbën nga një penallti, Krusha tek vendësit dhe Kasapi tek mysafirët. Në përballjen tjetër, gjakovarët e kishin kryer shumicën e punës në Gjilan, në ndeshjen e parë, ku patën fituar 3:2, ndërsa kësaj ia shtuan në Gjakovë edhe një fitore, 2:1, për ta siguruar finalen për herë të dytë në futbollin e pasluftës.

    Venhar Sermaxhaj (10’) e Mark Milicaj (47’) ishin kreatorë të fitores së kuqezinjve, derisa goli i Chijioke në minutën e fundit (humbi një penallti më parë), ishte i vonshëm për ekipin Vjollcë.

    Kupa e Kosovës

    Gjysmëfinalja
    Liria-Besa 2:1 (3:3)
    Vëllaznimi-Gjilani 2:1 (3:2)

      Ora është Mon May 20, 2024 10:12 pm