Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Hakiu: Gjithçka e kurdisur për të mos më çuar në finale

    tinna'
    tinna'


    Numri i postimeve : 13
    Join date : 16/05/2010

    Hakiu: Gjithçka e kurdisur për të mos më çuar në finale Empty Hakiu: Gjithçka e kurdisur për të mos më çuar në finale

    Mesazh  tinna' Wed May 26, 2010 3:00 pm

    Do të donte të përfundonte ndryshe, por, shpesh gjërat nuk shkojnë ashtu siç i mendon. Hakiu i “Big Brother” ka dalë me shije të hidhur nga ky realiti-shou edhe pse e quan si një nga eksperiencat e tij më të bukura, të cilën do ta mbajë mend gjatë.

    Sigurisht që i ka mësuar shumë gjëra kjo provojë, "më mësoi se duhet të kesh karakter të fortë, të jesh i duruar, të plotësosh vlera njerëzore e të mos shitesh, fiton shumë më shumë se sa një tufë të vogël me para", shprehet Hakiu.

    Diku i ka "dhembur" banorit nga Kosova dhe sigurisht dihet ajo që e ka prekur, ishte dalja e tij e papritur në një ballafaqim direkt në një nga javët e spektaklit të së shtunës në një duel televotimi mes tij dhe fituesit të "Big Brother", Jetmirit, Kika u eliminua.

    Për këtë, ai pohon se gjithçka ishte e kurdisur që ai të mos shkonte deri në finale, se, sipas tij, po të arrinte puna deri këtu dihet që fitoren e kishte të garantuar. E përpos emocionove të lojës, emocione të tjera shumë të bukura i ka dhuruar dhe kontakti i drejtpërdrejtë me publikun pas daljes nga shtëpia. Shumë urime dhe komplimente për pjesëmarrjen e tij në këtë realiti-shou dhe gjithçka që ai dha nga vetja.
    Hakiu: Gjithçka e kurdisur për të mos më çuar në finale F.0526000800144_m

      Ora është Mon May 20, 2024 11:34 pm