Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    French Open, Federer në rrethin e tretë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    French Open, Federer në rrethin e tretë Empty French Open, Federer në rrethin e tretë

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:35 am

    French Open, Federer në rrethin e tretë F.0526195917791_m


    Roger Federer tejkaloi një fillim jo të mirë dhe dy ndërprerje për shkak të shiut, për të arritur në rrethin e tretë të Fench Open, pas fitores ndaj kolumbianit, Alejandro Falla.
    Zvicerani pati telashe me Fallan në setin e parë, mirëpo një rikthim në ‘tie break’ bëri që Federer ta fitojë takimin më pas me lehtësi, 7-6, 6-2 dhe 6-4. Bartësi i parë, Federer, në rrethin e tretë takohet me fituesin e sfidës mes Olivier Rochus dhe Julian Reister.

    Më tej kaluan edhe Robin Soderling, që e deklasoi vetëm pas një ore e 11 minuta, të pafuqishmin Taylor Dent, me rezultat 6-0, 6-1 dhe 6-1, kurse nga ana tjetër Jo-Wilfried Tsonga nuk pati probleme ndaj francezit Josselin Ouanna.

    Në rrethin e tretë luajnë edhe bartësi i dhjetë, kroati Marin Cilic dhe bartësi i 11-të, Mikhail Youzhny, që me vështirësi kaloi Lukas Lackon pas katër seteve.

      Ora është Mon May 13, 2024 3:15 am