Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Internetit po i zvogëlohen adresat e lira IP

    Admin
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 27
    Join date : 13/05/2010
    Age : 28
    Location : Mitrovica

    Internetit po i zvogëlohen adresat e lira IP Empty Internetit po i zvogëlohen adresat e lira IP

    Mesazh  Admin Sat May 15, 2010 2:39 pm

    Rrjeti botëror i informacionit do të mund të mbetej pa adresa të lira për më pak se 18 muaj, kanë tërhequr vërejtjen sot ekspertët e kësaj fushe.

    Ekspertët theksojnë se 9 shtatori i vitit 2011 është data e fundit kur në internet do të mund të aktivizohet blloku i fundit i adresave të lira për kompani dhe individë, raporton BBC.

    Secila pajisje që lidhet në internet merr adresën e vet IP për t’u siguruar që të dhënat të arrijnë tek personi apo pajisja e duhur.

    Ekspertët thonë se sasia e adresave në dispozicion do të shfrytëzohet për afro një vit pas 9 shtatorit të vitit 2011. Ata thonë se janë në përgatitje e sipër skemat e reja, por edhe se shumë kompani e shtete po kalojnë në sistem të ri ngadalë.

    Aktualisht interneti është i ndërtuar në versionin e katërt të protokollit për adresa të internetit, në të cilin ka rreth katër miliardë adresa. Trashëguesi i këtij sistemi, protokolli i ashtuquajtur IPv6 ka disa trilionë adresa në dispozicion. Vazhdimi i zhvillimit të internetit varet nga numri i adresave të lira IP.

    Shifra prej katër miliardë ka qenë e mjaftueshme gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, kur interneti ka qenë në fillim, por zhvillimi i hovshëm i rrjetit botëror të informacionit shumë shpejt i ka shterur kapacitetet e lira.

      Ora është Mon May 20, 2024 5:49 pm