Fernando Torres nuk do të largohet nga Liverpool gjatë kësaj vere. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit spanjoll, Jose Antonio Peton.
“Mund t’ju siguroj se do të mbetet në Liverpool. Fernando është i lumtur në fanellën e Reds dhe ka një kontratë të mirë. Për momentin duhet të koncentrohet vetëm tek Kampionati Botëror”, ka thënë Peton për radion spanjolle Punto Radio.
Duket se, pasi vendosi të qëndrojë vet në Angli, Rafa Benitez e ka bindur edhe Torresin që të mos largohet nga Anfield Road.