Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Ronaldo & Co. për Mourinhon nuk janë yje

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Ronaldo & Co. për Mourinhon nuk janë yje Empty Ronaldo & Co. për Mourinhon nuk janë yje

    Mesazh  1b1 Tue May 25, 2010 1:18 pm

    Ronaldo & Co. për Mourinhon nuk janë yje 25-mourinho4


    Madrid, 25 maj - Portugezi Jose Mourinho ka nisur të mendojë dhe të flasë si trajner i Real Madridit edhe pse ende nuk është zyrtarizuar në këtë post. Mourinho 47-vjeçar ende pa mbërritur në Madrid ka hedhur shigjeta drejt galaktikëve, duke thënë se në ekipin që ai do të udhëheqë nuk do të ketë asnjë yll, shkroi të hënën gazeta spanjolle "AS". Sipas kësaj gazete, gjatë kësaj jave pritet të mbyllen negociatat me Mourinhon, që para vetes ka kontratën katërvjeçare me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh. Para se të firmosë, Mourinho ka thënë se dëshiron të takohet kokë më kokë me krerët e Real Madridit, pasi dëshiron që edhe atyre t'ua bëjë me dije se ai personalisht do të marrë vendimet për ekipin.

    "Yjet tash janë tek Interi, pasi kanë fituar Ligën e Kampionëve. Mesazhi im për futbollistët e Realit është se nën urdhrat e mia ata nuk janë yje. Nëse ata pajtohen me kërkesat e mia sikur në Porto, Chelsea dhe në Inter, atëherë fitoret do të vijnë", ka deklaruar Mourinho. "Fillimisht do të takohem me krerët e klubit për të parë se çka ofrojnë, në mënyrë që të mos kem dyshime kur të nisi punën time. Presidenti nuk është ai që fiton, as ai që luan dhe as ai që vendos se kush do të luajë e kush jo. Kjo përgjegjësi profesionale i takon trajnerit, sepse duhet ta udhëheqë ekipin drejt sukseseve". Gazeta "AS" po ashtu bën të ditur se brenda pak ditëve Manuel Pellegrini do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Realit edhe pse ka kontratë edhe për një sezon tjetër.

    Mourinho në edicionin e fundit me Interin ka fituar të tre trofetë e mundshëm: titullin e kampionit të Italisë, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

    "Do të jetë sfidë e madhe për mua për të luftuar me Barcelonën për titullin e kampionit. Barça ka një ekip të fortë, ndërsa sfidë për mua te Reali do të jetë edhe Liga e Kampionëve që nuk e ka fituar tashmë tetë vjet", ka thënë Mourinho.

      Ora është Sun May 12, 2024 2:46 am