Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Vashat e Prishtinës, kampion i ri

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Vashat e Prishtinës, kampion i ri Empty Vashat e Prishtinës, kampion i ri

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:00 pm

    Hendbollistet e Prishtinës (femrat) kremtojnë titullin e kampionit të Republikës së Kosovës në konkurrencën e femrave. KH Prishtina tërë kampionatin ka mbizotëruar dhe dëshmia më e mirë është se nga 20 ndeshje ka shënuar 18 fitore, dy barazime dhe nuk ka pësuar asnjë humbje. Rezultatet e kësaj skuadre vijnë si rrjedhojë e punës së palodhshme që nga kryesia e klubit, Shtabit teknik në krye me Beqir Hasanxhekajn dhe angazhimi të pashoq në fushë te hendbollisteve. Prishtina pas 13 vjetësh e riktheu titullin në kryeqytet, kjo skuadër titullin e kishte fituar në vitin 1996-1997 dhe nga ajo e kohë e deri më sot ka vuajtur për këtë trofe. Beqir Hasanxhekaj, kryetrajner, megjithëse i shtyrë në moshë, 75 vjet, por shumë i fortë, ka bërë një skuadër që shumë kush ia ka lakmi. “Puna e palodhshme ka bërë të veten. Kemi pasur një kryesi jashtëzakonisht të organizuar, po ashtu hendbolliste që dëshmuan lojëra të mira dhe ky titull është meritë e të gjithëve në klub. Të gjithë kemi punuar pa hile dhe kjo është shpërblyer me këtë titull”, ka thënë Hasanaxhekaj. Në pyetjen se a do të jep dorëheqje pas këtij titulli? Hasnaxhekaj përgjigjet: “Sa të me punojë shëndeti do të jam trajner i Prishtinës. Nuk e mendoj dorëheqjen. Tash mendojmë për përforcime që të kemi prezantim më të mirë në gara evropiane”, tha Hasanxhekaj. KH Prishtina sa për ilustrim është i vetmi klub në Kosovë që hendbollistet i marrin pagat nëpërmjet bankës, një shembull që duhet ta ndjekin klube të tjera.
    Rezultatet – meshkujt
    Kosova-Vëllaznimi 32:29 u ndërp. 59:36 min
    Drenica-Trepça 29:36 (14:20)
    Prishtina – Kastrioti 25:28 (11:16)
    Besa F. – Rahoveci 10:0 r.z
    Tabela
    1. Kastrioti 27 24 1 2 860:640 49
    2. Prishtina 27 21 2 4 916:739 44
    3. Besa F. 27 19 0 8 791:682 38
    4. Vëllaznimi 26 12 2 12 790:736 26
    5. Kosova 26 11 1 14 731:757 23
    6. Trepça 27 9 2 16 784:819 20
    7. Drenica 27 6 2 19 720:822 14
    8. Rahoveci 27 0 0 27 263:631 0
    Në javën e 28-të, më 29-30 maj takohen: Vëllaznimi-Prishtina, Kastrioti-Drenica, Besa Famiglia-Kosova. Trepça pushon.
    Femrat
    Kastrioti-Drita 43:29(28:14)
    Shqiponja-Kosova më 26/27 maj
    Tabela
    1. Prishtina 20 18 2 0 648:396 38
    2. Kastrioti 20 15 2 3 671:489 32
    3. Kosova 19 9 2 8 550:502 20
    4. Shqiponja 19 8 2 9 544:483 18
    5. Drita 20 5 0 15 481:645 10
    6. Vëllaznimi 20 0 0 20 275:655 0
    KH Prishtina, është kampion, nga liga largohet KH Vëllaznimi. Në garat evropiane shkojnë: KH Prishtina në kupën e EHF-it dhe KH Kastrioti në kupën e fituesve të kupave

      Ora është Sat May 11, 2024 1:07 pm