Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Moratti: Kam menduar për Guardiolan

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Moratti: Kam menduar për Guardiolan Empty Moratti: Kam menduar për Guardiolan

    Mesazh  1b1 Sat May 29, 2010 8:16 am

    Moratti: Kam menduar për Guardiolan F.0529002627726_m


    Pas largimit të Jose Mourinhos, presidenti i Interit, Massimo Moratti, është vënë në gjah për një trajner të ri. Ndërsa opsionet janë të shumta, ai ka hedhur poshtë transferimin e Leonardos, por pohoi se ka menduar për Pep Guardiolan.
    “Capello është njëri prej kandidatëve. Por, unë ende nuk kam marrë ndonjë vendim. Mendoj se ka shumë trajnerë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me Interin”.

    “Unë kam menduar për Guardiolan. Por ai është shumë i lidhur me Barcelonën dhe nuk mendoj se ai do të largohej për të holla. Spalleti ka bërë punë të mirë te Roma ashtu si në Rusi. Por, mendoj se Spalleti do të qëndrojë atje”.

    “Leonardo? Unë kam menduar për të, por nuk do të doja të rrezikoja me të për trajner të Interit. Kam menduar edhe për Zdenek Zeman, por të shohim, duhet të zgjedhim një trajner me përvojë”, ka thënë Moratti.

      Ora është Thu May 09, 2024 11:33 pm