Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    FIBA fillon ta njohë FBK-në

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    FIBA fillon ta njohë FBK-në Empty FIBA fillon ta njohë FBK-në

    Mesazh  1b1 Sat May 29, 2010 8:08 am

    FIBA fillon ta njohë FBK-në F.0528204738223_m


    Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka filluar ta njohë Federatën e Basketbollit të Kosovës. FIBA së fundi ka aprovuar disa kërkesa që janë bërë muajin e kaluar nga FBK-ja.
    Sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann, përmes një shkrese ka njoftuar FBK-në se ndër të tjera zyrtarisht ka lejuar zhvillimin e ndeshjeve miqësore të të gjitha kategorive deri në moshën 19-vjeçare. Kjo është hera e parë që FIBA aprovon një kërkesë të FBK-së.

    "Aprovimi i kërkesave nga ana FIBA-s është hap i mirë për Federatën e Basketbollit të Kosovës. Edhe zyrtarisht është pranuar kërkesa jonë drejtuar Bordit Qendror të FIBA-s për t'i zhvilluar ndeshjet miqësore në të gjitha kategoritë deri në moshën 19-vjeçare".

    "Paraqitja jonë në ndonjë ndeshje miqësore do të bëhet pa flamur dhe pa simbole shtetërore. Aprovimi i këtyre kërkesave nuk do të thotë se ne do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të lobojmë për t’u bërë anëtarë të barabartë të FIBA-s”, ka thënë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, të premten në një konferencë për shtyp

      Ora është Fri May 10, 2024 11:56 am