Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Messit dhe shokëve u lejohen kënaqësitë nën çarçafë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Messit dhe shokëve u lejohen kënaqësitë nën çarçafë Empty Messit dhe shokëve u lejohen kënaqësitë nën çarçafë

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 2:09 pm

    Messit dhe shokëve u lejohen kënaqësitë nën çarçafë 27-kenaqesite-nen-carcafe4


    Buenos Aires, 27 maj – Futbollistëve të kombëtares së Argjentinës gjatë ditëve të mbajtjes së kampionatit botëror në futboll në Afrikën e Jugut, në ditët kur nuk do të kenë lojë, do t’iu lejohen marrëdhëniet seksuale. Udhëheqësi i stafit mjekësor argjentinas Donato Vilami ka dhënë dritën e gjelbër, por me kusht që Lionel Messi dhe shokët e tij marrëdhëniet t’i kenë me partneret e përhershme dhe pa pirë shampanjë e pije tjera alkoolike.

    “Jeta seksuale është pjesë e jetës së zakonshme sociale dhe vetvetiu nuk është problematike. Vështirësitë dalin nga teprimi dhe seksi gjatë orëve të parapara për pushim”, tha për radion Del Plata mjeku Vilami.

    Mjekët, psikologët dhe trajnerët nuk janë unikë sa i përket jetës seksuale të sportistëve para ndeshjeve të rëndësishme. Disa thonë se seksi i s’liron ata nga adrenalina për të luftuar në ndeshje, pasi gjoja golat dhe fitoret janë njëlloj zëvendësimi për orgazmin.

    Në anën tjetër, shumica e gjermanëve thonë se më me ëndje do të shihnin veten në finale se sa të bënin seks me partneret e tyre. Në hulumtimin e opinionit publik për revistën Reader's Digest, vetëm 5 për qind e gjermanëve kanë deklaruar se më me qejf do ta kalonin natën nën çarçafë se sa të shikonin ndeshjen finale të kombëtares së tyre.

    Mirëpo, fitorja në kampionatin botëror do t’i ndërronte krejtësisht gjërat. Në Gjermani, nëntë muaj pas fitores së Gjermanisë në luftë për vendin e tretë në vitin 2006, ndodhi një “baby brom” i vërtetë.

      Ora është Fri May 10, 2024 5:14 pm