Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Atletët ftohen në dy gara ndërkombëtare

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Atletët ftohen në dy gara ndërkombëtare Empty Atletët ftohen në dy gara ndërkombëtare

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 2:04 pm

    Atletët ftohen në dy gara ndërkombëtare Atletik



    Kreu i Federatës së Atletikës së Kosovës, njoftoi se atletët e kombëtares së Kosovës janë ftuar në dy garat ndërkombëtare. Administratori i federatës, Bislim Berisha, tha se ftesat kanë ardhur nga organizatori i garës ndërkombëtare përkujtimore “Ylmaz Sazak”, e cila zhvillohet me 29 maj në Stamboll të Turqisë. Ftesa e dytë vjen nga Kroacia përkatësisht nga Rijeka ku mbahet njëra prej mitingjeve më të forta në Evropë për juniorë. “Në Stamboll do të paraqitem me Meriton Hasanajn, në disiplinën 1000 metra (seniorë), Fatmir Mehmeti në disiplinën 300 metra (seniorë) dhe për U-16 Gresa Bakrraqi (1500 metra). Ndërkaq, në Rijekë do të përfaqësojë Kosovën Astrit Kryeziu, i cili do të udhëhiqet nga trajneri Zijadin Kryeziu”, tha Berisha. Trajneri i kombëtares së Kosovës, Afrim Belegu, është optimist se në Stamboll mund të shënojnë rezultate të mira megjithëse do të jetë konkurrencë shumë e fortë. Drejtuesit e Federatës së Atletikës bënë të ditur se atletët janë të përgatitur mjaft mirë dhe pjesëmarrje në këtë dy gara është mjaft më rëndësi për atletet dhe atletët tanë. “Vetë ftesa bënë me dije se atletika e Kosovës gradualisht po arrin të depërtojë në garat e ndryshme ndërkombëtare”, tha Berisha.

      Ora është Fri May 10, 2024 11:50 am