Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Grushte në miqësoren Shqipëri – Poloni

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Grushte në miqësoren Shqipëri – Poloni Empty Grushte në miqësoren Shqipëri – Poloni

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 1:57 pm

    Grushte në miqësoren Shqipëri – Poloni Shqiperia_-_box-490x320


    Ndeshja miqësore ndërmjet përfaqësueses U-21 të Shqipërisë dhe reprezentacionit të Polonisë, e zhvilluar të mërkurën në Fier, ka përfunduar në mënyrë të turpshme, pasi të dyja ekipet janë përleshur fizikisht mes veti.

    Ky takim ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2. Në fakt, Polonia avanconte 1:2, por në minutat shtesë të ndeshjes, gjyqtari ka akorduar penalti për Shqipërinë. Nga pika e bardhë ka goditur Roshi, gjuajtjen e të cilit fillimisht e priti portieri polak dhe topi u rikthye sërish te Roshi, i cili në tentativën e dytë shënoi gol, duke e barazuar rezultatin në 2:2.

    Më pas, sulmuesi shqiptar është nisur për ta nxjerrë topin nga rrjeta, por është penguar nga portieri polak, me ç’rast edhe ka plasur incidenti. Një futbollist tjetër polak e ka shtyrë një lojtar tjetër shqiptar, gjest ky që e masivizoi sherrin, kur edhe portieri shqiptar Moçka vrapon nga porta e tij për të shpërndarë grushte. Kështu Moçka e Roshi u përjashtuan me kartuça të kuq nga gjyqtari, pasi i vërejti qartazi shqiptarët duke i goditur me grushte dy lojtarë polakë.

      Ora është Fri May 10, 2024 2:51 pm