Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Bent e meriton Botërorin

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Bent e meriton Botërorin Empty Bent e meriton Botërorin

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 1:55 pm

    Bent e meriton Botërorin Cana-490x320


    Ylli kosovar Lorik Cana beson se bashkëlojtari i tij nga Sunderland, Darren Bent me efikasitetin që ka treguar në sezonin e fundit e meriton të paraqitet për Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin botëror. Bent është duke u rikuperuar nga një lëndim në ijë para ndeshjes miqësore kundër Japonisë të dielën.

    Ai mungoi në fitoren 3-1 ndaj Meksikës të hënën. Shumëkush beson se Bent – realizues i 25 golave në sezonin e tij debutues në Wearside – do të jetë sulmuesi i cili do të largohet nga lista përfundimtare e Fabio Capellos për garën e muajit të ardhshëm në Afrikën e Jugut. Mirëpo, Cana beson se Bent ka treguar se është sulmues në të cilin mund të llogaritë Anglia.

    “Mendoj se Bent e meriton Kampionatin botëror. Nëse shikoni numrin e golave që ka shënuar këtë sezon, ai ka treguar se mund të llogarisni në të. Premierliga është shumë e vështirë”, tha reprezentuesi shqiptar për Sunderlandecho.

    “Janë disa sulmues të mirë, por edhe mbrojtës të fuqishëm, andaj Darren ka shënuar vazhdimisht gjatë sezonit dhe atë gola kundër ekipeve më të mëdha. Sigurisht se ka edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë paraqitur mirë këtë sezon dhe meritojnë një rast, andaj është vendim i vështirë për selektorin e Anglisë. Por, kjo është pse Capello është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë”, përfundoi Cana.

    Bent ka shënuar gola në 18 ndeshje të ndryshme, po aq sa edhe sulmuesi i Manchester Unitedit- Wayne Rooney, ndërsa më tepër se Jermain Defoe (12), Peter Crouch (6) dhe Emile Heskey (3), të cilët janë në listën preliminare të Capellos.

      Ora është Fri May 10, 2024 12:40 am