Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Është shitur loja

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Është shitur loja Empty Është shitur loja

    Mesazh  1b1 Tue May 25, 2010 1:01 pm

    Është shitur loja FUSHE%20KOSOVA%20A


    “Rasti do të shkojë edhe në gjyq për shitjen e lojës nga kryesia”, ka thënë portieri i Fushë-Kosovës, Granit Kolshi. Drejtori i klubit, Nysret Rexhepi, tha: “Ju kemi dhënë paga me rregull. Ata vetë e kanë humbur lojën. Kryesia nuk ka luajtur, por futbollistët”.
    Federata e Futbollit të Kosovës në komunikatën e vet i bënë me dije aktorëve të kurdisjes së ndeshjes së do të ndëshkohen rëndë saqë rasti do të shkojë edhe në prokurori. Portieri i Fushë Kosovës, Granit Kolshi, ka thënë se si 19-vjeçar është i tmerruar dhe i tronditur në shpirt. Ai tha se është duke menduar t’i thotë edhe lamtumirë futbollit. Kolshi assesi nuk pajtohet me humbjen e ndeshjes së skuadrës së tij, Fushë Kosova me rezultat 1:2 nga Ulpiana e Lypjanit. Ai drejtpërdrejt akuzon kryesinë e klubit që e ka shitur lojën. “Shkurt jemi kërcënuar se duhet më lëshuar lojën. Urdhër i prerë është ardhur se Ulpiana duhet me fituar ndeshjen. Kjo ka qenë tragjedi e futbollit. Qëllimi jonë ka qenë me fituar ndeshjen dhe jo më humbë. Kryesia ishte ajo që e shiti lojën”, tha Kolshi. Portieri i ri që është zhgënjyer shumë tha se nëse shkon rasti edhe në prokurori do të dëshmojë për këtë rast. “Do të ndjekim me gjyq deri në fund. Jo vetëm unë, por të gjithë futbollistët sepse kjo është turp”, tha mes të tjera Kolshi. Sipas tij, deri më tash nuk ka ardhur asnjë reagim i kryesisë për të gjitha këto akuza që i kanë bërë që është shitur loja. “Ky është viti i parë që po mbrojë në fanellën e skuadrës seniore. Nuk kam më shumë se 19 vjet, por jam i trishtuar dhe i thyer shpirtërisht. Nuk e di as vetë si mund të luajë futboll, kur vjen një kryesi dhe të thotë duhet me ia lëshuar lojë patjetër skuadrës rivale. Kur kërcënohesh dhe merr urdhra të prerë. Se kam të qartë as vetë sesi do të ia bëjë të ardhmen. Një e dimë saktë, sa të është kjo kryesi nuk do të luajmë futboll pwr KF Fushw Kosovwn dhe ndeshjen e fundit asnjë futbollist nuk do të udhëtojë për ta zhvilluar ndeshjen e radhës”, tha Kolshi. Drejtori i KF Fushë Kosova, Nysret Rexhepi, ka thënë të gjitha akuzat që bëhen janë fjalë të çarshisë, janë rrena të kulluara dhe kjo është më shumë pjellë e disa futbollistëve që e kanë bojkotuar ndeshjen. “Matematikë e thjeshtë është. A kryesia ka luajtur apo futbollistët në fushë? Nëse futbollistët kanë luajtur, kanë mundur ta fitojnë ndeshjen. Disa futbollistë e kanë bojkotuar ndeshjen dhe pësuam humbje. Fajin e vetë disa futbollistë për bojkot dhe humbjen e takimit ia hedhin kryesisë. Në Fushë Kosovë e kanë pasur si në bahçe të babës. Kanë marrë paga me rregull, bile ka qenë lezet me luajt në këtë skuadër. Kryesia ka qenë e interesuar të zënë vendin e tretë, por qe disa futbollistë e bojkotuan ndeshjen dhe humbëm. Faji është te kryesia sepse kur e kemi humbur ndeshjen me Trepçën në Fushë Kosovës është dashur me marrë masa ndëshkuese ndaj disa futbollistëve për shkak mos angazhimit. Tolerimet që i kemi bërë ne, tash po hakmerren ndaj nesh. Kjo është kryesia më e organizuar në ligën e Kosovës, e cila centi në centi i ka kryer obligimet. Futbollistët kanë marrë paga me rregull 200 euro deri 350 euro, e cila ka qenë paga më e lartë”, tha Rexhepi. Ai në fund tha se askënd nuk do të durojnë të luajë me klubin e qytetit dhe ta bojkotojnë fanellën e kësaj skuadre. “Ata futbollistë që duan me luajt le të luajnë, atij që nuk i rrihet e ka derën hapur”, tha Rexhepi.

      Ora është Mon May 20, 2024 7:18 pm