Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Largimi i Mourinhos prish festën e Interit

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Largimi i Mourinhos prish festën e Interit Empty Largimi i Mourinhos prish festën e Interit

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:07 pm

    Milano, 24 maj - Interi të shtunën mbrëma i është gëzuar një triumfi të shumëpritur. Skuadra "neroazzure" pas plot 45 vjetëve e fitoi sërish titullin e kampionit të Evropës, duke e mposhtur në finalen e luajtur në "Santiago Bernabeu" të Madridit, Bayern Munchenin me rezultatin 2:0. Por, festa e Interit u zbeh pas njoftimit se dueli i së shtunës ishte i fundit i "neroazzurëve" nën drejtimin e trajnerit portugez Jose Mourinho. Mourinho pritet që t'i bashkohet Real Madridit stinorin e ardhshëm.
    "Unë dua të njoftoj se me Real Madridin nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Por Reali është skuadra e vetme që mund të më marrë nga Interi pasi më ofron një sfidë të re. Më duhet të pranoj se më janë përlotur sytë me të përfunduar ndeshja, jam i prekur që kjo është dita ime e fundit në Inter. Ne kemi fituar të gjitha me Interin. Kemi fituar të gjithë trofetë në Itali dhe tash Ligën e Kampionëve, që për mua është më me rëndësi se Botërori i klubeve apo Superkupa e Evopës", ka thënë Mourinho, për "Sky Sport Italia". Portugezi Mourinho ka dy vite që drejton skuadrën e Interit. Ai këtë stinor ka fituar tre trofe - Ligën e Kampionëve, Serien A dhe Kupën e Italisë, ndërsa vitin e kaluar e fitoi Serien A.

    "Italia mund të mburret se është kampione në fuqi e botës si përfaqësuese dhe se e ka një skuadër kampione të Evropës në nivel të klubeve. Jam krenar që kam kontribuar në këtë. Por, dua të fitoj Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme", ka thënë Mourinho.

    Mourinho i është bashkuar Ernst Happelit dhe Ottmar Hitzfeldit në grupin e trajnerëve që e kanë fituar Ligën e Kampionëve me dy skuadra të ndryshme. Mourinho e kishte fituar "Championsin" edhe me Porton në vitin 2004. Në mediat spanjolle është shkruar se Mourinho do t'i bashkohet Realit të martën dhe do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë euro.

    Afro 100 mijë tifozë të Interit kanë pritur skuadrën në orët e hershme të së dielës. Por njëra nga kërkesat e tyre ishte që të mbetej Mourinho trajner.

    "Forca Inter, forca Mourinho", kanë brohoritur tifozët e Interit.

    Pikëllimi për largimin e Mourinhos është vërejtur edhe te lojtarët e Interit. Madje disa prej tyre kanë shprehur dëshirën t'i bashkohen Mourinhos në skuadrën e tij të re.

    "Jemi duke e humbur liderin tonë", tha mbrojtësi Marco Materazzi.

    Mbrojtësi i djathtë Douglas Maicon ka kërkuar t'i bashkohet Mourinhos në Real.

    "Unë do të qëndroj në Inter, pasi kam kontratë këtu. Por nëse trajneri më kërkon dhe klubi im pranon, atëherë do të shkoja me të", ka thënë Maicon.


    Largimi i Mourinhos prish festën e Interit 24-mourinho4

      Ora është Mon May 20, 2024 2:48 pm