Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Frey i gatshëm të largohet nga Fiorentina

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Frey i gatshëm të largohet nga Fiorentina Empty Frey i gatshëm të largohet nga Fiorentina

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 3:24 pm

    Portieri i Fiorentinës, Sebastian Frey, nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tij por është i gatshëm për një sfidë të re.
    Francezi 30-vjeçar ka marrëveshje me Violan deri në vitin 2013, por besohet se ai mund të ndërrojë ambient gjatë kësaj vere, pasi për të janë të interesuar një varg klubesh, mes të cilave Arsenali dhe Manchester United.

    “Kam biseduar me presidentin e Fiorentinës. Do të bisedoj me të edhe një herë pas pushimeve. Kam pasur marrëveshje me Fiorentinën deri në vitin 2013. Por në jetë, në momente të caktuara, keni nevojë për sfida të reja dhe nuk mund ta fsheh faktin se unë kam nevojë për një të tillë”, ka thënë Frey në një intervistë për La Gazzetto dello Sport.

    “Por sfida e re nuk do të thotë se patjetër duhet të largohesh, kjo do të thotë edhe të mbetesh nëse ekipi përforcohet mirë. Vitin e ardhshëm nuk do të luajmë në Evropë dhe për këtë arsye kemi nevojë për një ekip të fuqishëm që do të luajë në nivelin më të mirë në Serie A”, ka shtuar portieri

    Frey i gatshëm të largohet nga Fiorentina F.0524142738759_m

      Ora është Mon May 20, 2024 4:54 pm