Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Mourinho: Do ta fitoj LK për Morattin

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Mourinho: Do ta fitoj LK për Morattin Empty Mourinho: Do ta fitoj LK për Morattin

    Mesazh  1b1 Sat May 22, 2010 7:42 am

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se do ta fitojë Ligën e Kampionëve për presidentin e Interit, Massimo Moratti.
    “Nuk kam se çfarë të them ende për të ardhmen time. Si të gjithë lojtarët, unë po mendoj vetëm për finalen. Kur hy në finalen e Ligës së Kampionëve nuk ke se çfarë të mendosh tjetër pos saj. I gjithë ekipi po luan për ëndrrën. Pas ndeshjes, fillon jetë e re. Nuk mund të them nëse do të jetë ndeshja ime e fundit me Interin”.

    “Unë dua ta shoh zotëri Morattin duke e marrë trofeun dhe duke qarë. Dëshira ime e vetme është që ta bëj këtë ëndërr realitet për familjen Moratti”.

    “Unë kam kaluar tri vite të shkëlqyera me Van Gaalin. Unë kam punuar shumë nën drejtimin e tij dhe kam mësuar shumë. Nesër, vetëm njëri prej nesh do të bëhet trajneri i tretë që ka fituar Ligën e Kampionëve me dy ekipe të ndryshme”.

    “Van Gaal ka thënë se Barcelona, Chelsea dhe Manchester United janë ekipe më të mira? Nuk pajtohem me këtë. Ne fituam gjithçka në vendet tona dhe jemi në finalen e Ligës së Kampionëve. Nuk ka dyshim se që të dyja ekipet janë të mëdha”, përfundoi Mourinho

      Ora është Mon May 20, 2024 11:35 pm