Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Prapë me katër

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Prapë me katër Empty Prapë me katër

    Mesazh  1b1 Fri May 21, 2010 12:44 pm

    Komiteti Ekzekutiv i Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka vendosur që Kosova të përfaqësohet sërish me katër skuadra në garat evropiane në edicionin 2010-2011.

    Kosova në garat evropiane para pak vitesh përfaqësohej deri me gjashtë skuadra. Por, kohë më parë, EHF-ja pati marrë vendim që vetëm dy ekipe kosovare të marrin pjesë në garat për kupat e Evropës në të dyja konkurrencat, me arsyetimin se skuadrat nga shteti më i ri në botë në garat evropiane paraqiteshin joseriozisht sa duhet, si pasojë e krizës financiare.

    Por, udhëheqësit e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) kishin kërkuar nga drejtuesit e EHF-së që ta ndryshojnë vendimin, duke kërkuar që të lejohen katër klube kosovare për pjesëmarrje në garat evropiane. Kjo kërkesë e palës kosovare është aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së.

    “Pas shkresave të FHK-së, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit vendosi që jo dy, por katër skuadra nga Kosova të garojnë në kupat e EHF-së për edicionin 2010/11”, thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga FHK-ja.

    Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, ka falënderuar EHF-në për aprovimin e kërkesës së tij dhe zyrtarëve të tjerë të Federatës kosovare. Ai mbetet me shpresë që klubet nga Kosova kësaj radhe të mobilizohen dhe të paraqiten denjësisht në garat evropiane.

    “Kemi hasur në mirëkuptim dhe e falënderojmë EHF-në për aprovimin e kërkesës sonë. Shpresoj që klubet të mbështeten nga Ministria e Sportit, e në veçanti nga komunat përkatëse, me qëllim që të kenë paraqitje sa më të mirë në garat evropiane”, deklaroi Gjinovci për Express.

    Sipas tij, në konkurrencën e meshkujve në garat evropiane do të merr pjesë kampioni i Kosovës dhe ekipi fitues i Kupës shtetërore. Po ashtu, edhe në konkurrencën e femrave në garat evropiane do të marrë pjesë kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës në këtë konkurrencë.

    Në konkurrencën e meshkujve, Kastrioti është afër të shpallet kampion, derisa në këtë konkurrencë Kupën e ka fituar Besa Famiglia. Kurse në konkurrencën e femrave Prishtina është bërë kampion, derisa Kastrioti e ka fituar Kupën e Kosovës.

    FHK-ja duhet t’i paraqesë më 6 qershor në EHF emrat e skuadrave kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane. Por, paraprakisht klubet, që u takon e drejta për pjesëmarrje në garat evropiane, duhet të deklarohen me shkrim në FHK, e cila i ka obliguar ato të mbështeten nga komunat e tyre përkatëse.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:31 pm