Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Xhemajli mbetet në Parma

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Xhemajli mbetet në Parma Empty Xhemajli mbetet në Parma

    Mesazh  1b1 Fri May 21, 2010 12:43 pm

    Presidenti i Parmës, Tomasso Ghirardi, ka insistuar se mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli nuk do të largohet nga klubi pas hapjes së afatit kalimtar të verës. Ghirardi ka shprehur besimin e tij se klubi nuk do të ketë probleme në mbajtjen e Xhemajlit në Enni Tardini, derisa synon të blejë edhe pjesën tjetër të kartonit të pronësisë së tij nga Torino.

    “Xhemajli do të vazhdojë të jetë futbollist i Parmës, pasi synojmë të blejmë pronësinë e tij të plotë duke marr edhe gjysmën tjetër të kartonit të kontratës së tij nga Torino”, tha Ghirardi për La Gazzetta di Parma. Xhemajli ka shkëlqyer në fanellën e Parmës pas huazimit nga Torino në gusht të vitit të kaluar.

    Ai bëri 19 paraqitje dhe shënoi një gol në Serie A këtë sezon, mirëpo një lëndim në gju, që pësoi në muajin shkurt, i pamundësoi të paraqitet në një periudhë të gjatë të pjesës së dytë të sezonit. Si rezultat i këtij lëndimi, Xhemajli nuk u ftua në Kombëtaren e Zvicër për Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:55 pm