Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Gjeniu 9 vjeçar i “Microsoft”

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Gjeniu 9 vjeçar i “Microsoft” Empty Gjeniu 9 vjeçar i “Microsoft”

    Mesazh  1b1 Wed May 19, 2010 12:58 pm

    Bëhet fjalë për gjeniun maqedonas, Marko Kalason, 9 vjeçari i cili është shndërruar në inxhinierin më të vogël në moshë që punon për “Microsoft Systems”.
    Gjeniu i vogël ka kontribuar me 312 faqe të shkruajtura për “Microsoft Windows 7”. I pyetur se pse e dashuron kaq shumë kompjuterin ai përgjigjet: Me dituri gjithçka është e mundur. Ai mburret me IPTV, rrjetin e shpërndarjes së informacionit të ndërtuar që të gjithin vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.

    Gjeniu maqedonas veç dhuntisë ka edhe vullnet dhe rasti më i mirë që e tregon këtë ishte kur gjatë muajit prill e ëma e tij kreu një operacion mjekësor pasi u diagnostikua me kancer në gjoks. Një javë pas operacionit kur ajo u kthye sërish në shtëpi gjeti mbi 200 faqe material të nxjerrë nga interneti dhe të përkthyer prej të birit të saj 9 vjeçar. Aty përmblidheshin informacione mbi kancerin e gjoksit, trajtimet kundër tij dhe ushqimet që duhet të përdorte e ëma për t’u shëruar plotësisht.

    Gjatë një bisede më Markon, vihet re se pothuajse në çdo fjali nuk mungon fjala “Microsoft”: idhulli i tij është Bill Gejts dhe krijesa e tij “Windows”.

    Në fund të muajit maj ai është ftuar prej qeverisë malazeze për të shpjeguar në një seminar sistemin e tij të shpërndarjes në rrjet, IPTV.

      Ora është Sun Apr 28, 2024 6:29 am